Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 15.02.2010




Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Bahri Hyseni, kryetar, shqyrtoi përfundimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës Nr. 03-P-188 të datës 8 shkurt 2010, lidhur me propozimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme për emërimin e një anëtari të Komisionit për Kërkesat Pronësore, dhe përkrahu Adem Vokshin për këtë funksion.

Në vijim, anëtarët e Komisionit shqyrtuan Projektligjin për Mjekësinë Ligjore, me amendamentet e propozuara nga grupi i punës i komisionit dhe ato nga ekspertët e EULEX-it, dhe e përkrahën atë unanimisht.

Në fund, Komisioni konstatoi bazën ligjore në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të Projektligjit për Klasifikimin e Informatave dhe Verifikimin e Sigurisë, dhe Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës.
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi