Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 16.02.2010
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, e ka shqyrtuar Rekomandimin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për përzgjedhjen e Auditorit të jashtëm për auditimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.
Kryeparlamentari Krasniqi i ka njoftuar anëtarët e Kryesisë se Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka shqyrtuar kërkesën e auditorit të përgjithshëm për përzgjedhjen e auditorit të jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare të Zyrës së auditorit të përgjithshëm për vitin 2009 dhe Kryesisë i ka paraqitur Rekomandimin për çështjen në fjalë.
Komisioni Rekomandon që e tërë procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të auditorët e jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare të Zyrës së auditorit të përgjithshëm për vitin 2008 dhe 2009, të udhëhiqet nga organet e Kuvendit të Kosovës.
Në funksion të përmbushjes së këtij rekomandimi Kryesia ka ngarkuar Administratën e Kuvendit (Shërbimin e prokurimit) të zhvillojë aktivitete administrativo teknike të prokurimit për përzgjedhjen e auditorit të jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare të Zyrës së Auditorit të përgjithshëm për vitin 2008 dhe 2009. Vlerësimin e ofertave do ta bëjë Komisioni në përbërje prej pesë deputetëve, nga anëtarët e Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike, është thënë në takim.
Duke e shqyrtuar Propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve finaciare partive politike të përfaqësuara në Kuvend (në kuadër të Buxhetit të miratuar për Kuvendin e Republikës së Kosovës për vitin 2010), në takimin e sotëm të Kryesisë është theksuar se mjetet do të ndahen sipas vendeve të fituara në zgjedhjet parlamentare. Ashtu si edhe vitin e kaluar, 95% të mjeteve do t’iu ndahen partive politike, ndërsa 5% grupeve parlamentare.
Tema ka zgjuar debat të gjerë në Kryesinë e Kuvendit për shkak të lëvizjeve dhe aderimit të në numri deputetësh nëpër parti dhe grupe parlamentare, si dhe mbetjes së disa të tjerëve jashtë grupeve parlamentare. Ka pasur, ndërkaq, edhe zëra se pesë përqindëshi, i paraparë për grupet parlamentare, është tepër i vogël.
Kryeparlamentasri Krasniqi ka tërhequr vëmendjen se duhen kërkuar zgjidhjet më të mira brenda ligjit, por në asnjë mënyrë nuk do të lejohet që të thyhet rregullat në fuqi.
Në këtë takim të Kryesisë sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi ka paraqitur informatën për gjendjen e automjeteve të Kuvendit të Kosovës.