Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin e Sllovenisë, Jozef Hlep
, 16.02.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Prishtinë, Jozef Hlep, i cili i solli atij telegramin e urimit të kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, Dr. Pavel Gantar, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Kryetari Krasniqi e falënderoi ambasadorin slloven për urimet nga ana e kryetarit të Asamblesë, z. Gantar, dhe për të gjithë kontributin që Republika e Sllovenisë dhe populli i saj kanë dhënë për Kosovën. Kreu i Kuvendit të Kosovës, i kërkoi ambasadorit që t’i përcjell ftesën kryetarit të Asamblesë Kombëtare sllovene për vizitë në Kosovë, duke shprehur interesimin për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Ambasadori Hlep e falënderoi kryetarin Jakup Krasniqi për pritjen e ngrohtë, dhe i dorëzoi atij telegramin e urimit të Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë. Përmes këtij telegrami, kryeasambleisti slloven, Pavel Gantar, në emër të tij dhe të Asamblesë Kombëtare, i përcolli kryeparlamentarit Krasniqi urimet e sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt, duke i uruar shtetit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj mbarëvajtje dhe progres të vazhdueshëm. “Unë jam i bindur që marrëdhëniet e mira dhe miqësore ndërmjet dy vendeve tona, të ndërlidhura nga shumë interesa dhe sfida të përbashkëta, do të vazhdojnë të reflektojnë zhvillim dinamik të bashkëpunimit në fusha dhe nivele të ndryshme”, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit Gantar.
Ambasadori Jozef Hlep, ndër të tjera, shfaqi besimin se në të ardhmen do të forcohen edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, veçanërisht ato ndërparlamentare. Ai e informoi kryeparlamentarin Krasniqi se Republika e Sllovenisë, duke filluar nga muaji mars, do të nis lëshimin e vizave në Ambasadën e saj në Prishtinë.