Lajmet e fundit
Kryekuvendari dhe anëtarët e Kryesisë u takuan me kongresistin amerikan, Eari Pomeroy
, 16.02.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me kongresistin amerikan, Eari Pomeroy, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori Kristofer Dell. Duke i uruar mirëseardhje kongresistin Pomeroy, kryekuvendari Krasniqi , falënderoi atë për pjesëmarrje në seancën e nesërme solemne të Kuvendit të Kosovës. Në vijim kryekuvendari Krasniqi e njoftoi kongresistin amerikan për të arriturat në Kosovë, proceset e ndërtimit të shtetit demokratik, paqësor e multietnik, strukturën e Kuvendit, për ligjet e miratuara që dolën nga Pakoja Gjithëpërfshirëse e Ahtisaarit, si dhe për ecuritë e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në Bankën Botërore, si dhe synimin për anëtarësim në OKB. Mysafiri amerikan u njoh edhe me procesin e mbrojtjes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Z. Krasniqi i kushtoi vëmendje edhe zhvillimit ekonomik të Kosovës, duke theksuar se në vitin 2009, rritja ekonomike shënoi një rritje 4 për qind. Pastaj kryekuvendari Krasniqi foli edhe për aspekte të decentralizimit, të integrimit të komuniteteve, zgjedhjet e suksesshme - të parat pas pavarësisë, si dhe për strategjinë e veriut, si dhe disa vështirësi me të cilat ballafaqohet Kosova në zhvillimin e saj të gjithëmbarshëm. Në të gjitha këto procese, theksoi kryekuvendari Krasniqi, Kosova ka gëzuar një ndihmë të madhe dhe të gjithanshme nga ana e SHBA-së, ndaj ai në këtë frymë shprehu falënderim për SHBA-të, Kongresin Amerikan, forcat e e SHBA-së në kuadër të KFOR-it, si dhe ndihmën e madhe që i jep vendit tonë edhe Ambasada e SHBA-së dhe ambasadori i saj Dell. Në vijim të këtij takimi morën pjesë anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Kongresisti amerikan, Eari Pomeroy, shprehu kënaqësi për këtë takim të përbashkët dhe për rastin që iu dha për t’ua uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës kryekuvendarit dhe anëtarëve të Kryesisë, duke i përgëzuar edhe për rezultatet e arritura. Në këtë frymë ai përcolli edhe përkrahjen e fuqishme të legjislativit amerikan për Kosovën.”Në Kosovë është shënuar progres i jashtëzakonshëm, por para saj shtrohen edhe më tutje sfida”, theksoi ai. Është e rëndësishme, theksoi ai, që po funksionon sundimi i ligjit, si në gjykata ashtu edhe në legjislativ.
Në vijim ai tha se në SHBA qe 20 vjet vepron një komision që ka partneritet me demokracitë e reja në botë. Në këtë kuadër ky komision do të ketë partneritet edhe me Kosovën, madje në këtë vështrim tashmë janë bërë edhe disa takime. Një aspekt i angazhimit do të jetë edhe ndihma ndaj stafit të Kuvendit, sepse ligjvënësit janë të mirë kur e kanë të mirë edhe stafin. Duke përgëzuar Kryesinë për punën e saj , kongresisti Eari Pomeroy përshëndeti posaçërisht anëtarin e Kryesisë së Kuvendit, Slobodan Petroviqin, më të cilin kishte pasur një takim në Uashington, duke ftuar edhe anëtarët tjerë të Kryesisë që të bëjnë vizita të këtilla . Sllobodan Petroviqi shprehu kënaqësinë që takohen sërish me kongresistin Pomeroy. Ai tha se përvojën e fituar në SHBA e ka ndarë edhe me kolegët e tij në Kryesi. Kongresisti amerikan shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit e partneritetit. Në këtë vështrim, Eari Pomeroy shprehu kënaqësinë që Pakoja Gjithëpërfshirëse e Ahtisarit po zbatohet edhe në fushën e sigurimit të të drejtave të minoriteteve.
Në diskutimin e tij anëtari i Kryesisë , Sabri Hamiti shprehu kënaqësinë për këtë takim në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se tashmë:”Jemi mësuar të jemi afër në gëzime dhe në vështirësi”.