Lajmet e fundit

Telegram urimi i Kryekuvendarit z. Krasniqi me rastin e Ditës së Pavarësisë

, 16.02.2010




Të nderuar qytetarë,

Në këtë Përvjetor të Dytë, kur Republika e Kosovës po shënon hapa të mëdhenj në forcimin e shtetit ligjor, të barazisë së qytetarëve para ligjit, të respektimit të lirive dhe të të drejtave të komuniteteve pakicë, në zhvillimin e ekonomisë së tregut, si dhe në bashkëpunim të frytshëm ndërkombëtar, shfrytëzoj rastin t’jua uroj përzemërsisht Ditën e Pavarësisë!

Kosova e pavarur, sovrane e lirë dhe demokratike është njohur nga shumë shtete anëtare të OKB-së dhe e ka fituar respektin e merituar, pothuaj nga të gjitha vendet e botes së lirë e demokratike. Shtete të tjera, në të gjitha kontinentet, po e shqyrtojnë njohjen e saj.

Në këtë ditë feste, me krenari i kujtojmë dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Vepra dhe gjaku i tyre do të jenë në themelet e së sotmes dhe të së ardhmes së Republikës së Kosovës.

Institucionet dhe qytetarët e Kosovës sot u shprehin edhe një herë mirënjohje të thellë të gjithë miqve ndërkombëtarë, SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s, për ndihmën e pakursyer në proceset me të cilat vendi ynë arriti në këtë përvjetor të lavdishëm.

Gëzuar Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

Kryetari i Kuvendit te Republikës së Kosovës
Jakup Krasniqi
Telegram urimi i Kryekuvendarit z. Krasniqi me rastin e Ditës së Pavarësisë