Lajmet e fundit
Fjala e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e Ditës së Pavarësisë
, 17.02.2010
I nderuari president i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu,
I nderuari kryetari i Parlamentit , z. Jakup Krasniqi,
Të nderuar deputet , zëvendëskryeministra, ministra,
I nderuari z. Piter Feith,
I nderuari kongresmen, miku im Earl Pomeroy,
I nderuari komandant i KFOR-it,
Të nderuara familje Jashari dhe Rugova,
Të nderuar dhe dashur mysafir,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Zonja dhe zotërinj,
Sot ne po shënojmë një ditë e cila është e rrënjosur thellë në kujtesën e secilit prej nesh dhe në kujtesën tonë kolektive si popull. Sot, po shënojmë dyvjetorin e kurorëzimit të udhëtimit tonë shekullor si popull; shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.
Për të mëritur deri tek kjo festë e madhe e Ditës së Pavarësisë së vendit tonë, të gjithë ne së bashku punuam dhe sakrifikuam shumë gjenerata e gjenerata. Vizionin tonë të përbashkët dhe universal për liri, pavarësi dhe rend demokratik të atdheut tonë e realizuam bashkërisht me unitet të qëndrueshëm politik dhe qytetar.
Pavarësia e Kosovës është meritë e çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Çdo qytetar duhet të ndihet krenar kudo që jeton, në Kosovë dhe diasporë, si qytetarë, dhe si familje e si shoqëri.
Populli i Kosovës është krijues i shtetit të Kosovës. Republika e Kosovës në dyvjetorin e shënimit të Ditës së Pavarësisë është shtet edhe më i konsoliduar, më i zhvilluar me institucione stabile dhe efektive, me qeverisjen e mirë, sundim të rendit e të ligjit, me respektim afirmativ të komuniteteve.
Për herë të parë në Kosovën e pavarur u organizuan zgjedhjet lokale ku qytetarët tonë, në mënyrë të dinjitetshme dhe shumë krenarë, zgjidhën udhëheqësit e tyre lokalë. Ishin këto zgjedhje të lira, fer dhe demokratike që u vlerësuan lart nga të gjithë.
Republika e Kosovës u bë anëtare me të drejta të barabarta në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndërsa jemi afër anëtarësimit edhe në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Me përkushtimin tonë të vazhdueshëm institucional ne krijuam vende të reja pune, me paga më të mira. Ndërkohë, ndërtuam me qindra kilometra rrugë të reja dhe me dhjetëra shkolla të reja, bëmë reforma të rëndësishme edhe në politikë, edhe në legjislacion edhe në ekonomi. Jemi duke vazhduar kështu për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve, duke mundësuar një të ardhme më të mirë, më të sigurt për fëmijët tanë.
Të nderuar deputetë, mysafirë të çmuar, zonja dhe zotërinj,
Në këto momente të rëndësishme të shënimit të ditës sonë të madhe ne kujtojmë të kaluarën e vendit tonë, të kaluarën e ndritshme, themelin e fuqishëm të së ardhmes sonë zhvillimore dhe prosperuese.
Në ditët si kjo, ne duhet të nderojmë dëshmorët tanë, ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e vendit tonë. Po ashtu ne duhet të nderojmë dhe respektojmë edhe heronjtë e gjallë të këtij vendi, veteranët, ata qindra e mijëra mësues të ditëve më të rënda që na mësuan ta duam atdheun dhe lirinë, mjekët që na shëruan plagët, artistët që na pasuruan shpirtin, bujqit që punuan shumë, pensionistët që gjithashtu punuan shumë. Pra, të gjithë, të gjithë kontribuuan në pavarësinë që ne e kemi sot.
Prandaj, si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i falënderoj të gjitha shtetet mike, mbështetëse të përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendet e Bashkimit Evropian dhe gjithë mbështetësit në përpjekjet tona për liri, pavarësi , në procesin e njohjeve dhe tash në procesin integrues.
Ne të gjithë së bashku ndihemi krenarë që, ashtu siç edhe arritëm pavarësinë e vendit tonë, bashkërisht po punojmë çdo ditë për zhvillimin dhe integrimin e Republikës sonë në institucionet veri-atlantike.

Secili qytetar i Kosovës duhet të ndihet krenar për kontributin tij në realizimin e këtij vizioni. Deri sa po shënojmë ditën tonë të pavarësisë, ftoi qytetarët që të festojnë me dinjitet dhe krenari, ashtu siç kemi festuar gjithherë. Ne po ndërtojmë shtet demokratik dhe multietnik. Ti nderojmë heronjtë tanë dhe të kalojmë shumë kohë me familjet tona, sepse, është ditë për tu krenuar. T’iu flasim fëmijëve tanë për udhëtimet e gjata të baballarëve tanë, dhe mbi të gjitha, të flasim e të punojmë për të ardhmen.
Përderisa dje sfidë kryesore jona ishte mbijetesa, liria dhe çlirimi, pavarësia, sfida të së ardhmes janë sfidat e zhvillimit dhe të integrimit.
Kosova do të integrohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Derisa para dy vitesh Kosova u shpall shtet, sot Kosova ka fituar statusin evropian. Ne sot po ndërtojmë Kosovën e përjetshme, Kosovën krenare, Kosovën e së ardhmes.
Urime Pavarësia të gjithëve!