Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie sociale

, 16.02.2010




Sot Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, i udhëhequr nga kryetari, Sadik Idriz, e ka mbajtur mbledhjen, në të cilën pika kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i P/ligjit për produktet medicionale dhe pajisje.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE - së dhe KDI - së.

Në këtë mbledhje, pas debatit për P/ligjin e cekur, anëtarët e Komisionit janë pajtuar se më 03. 03. 2010, në orën 11. 00, të mbahet Debat publik, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Shëndetësi (në cilësi të sponsoruesit të P/ligjit), të Agjencisë Kosovare për Produkte Medicionale, të Kompanisë Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e tjerë,që janë ngushtë të lidhur me këtë lëmi.

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale e organizon këtë Debat publik, para së gjithash për t’i mbledhur informacionet nga përfaqësuesit, të cilët drejtpërdrejt janë të lidhur me këtë lëmi. Informacionet e mbledhura nga ky debat do të jenë në dobi të amendamentimit të P/ligjit.
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie sociale