Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

, 18.02.2010




Komisioni i Kuvendit të Kosovës për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, diskutoi sot rreth Projektligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Për të përgatitur sa më mirë projektligjin, anëtarët e komisionit vendosën të organizojnë tryezë pune, në të cilën do të ftoheshin të gjitha grupet e interesit.

Në takim u vlerësua se Projektligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje është ndër ligjet më të rëndësishme, dhe përmban tri komponentë: parandalimin, rehabilitimin dhe sanksionimin, të cilat duhet përcaktuar qartë në ligj.

Kryetari i komisionit, Ismet Beqiri, propozoi që me datën 18 të muajit të ardhshëm të organizohet tryeza në të cilën do të ftohen: Departamenti i Ministrisë për Punë Sociale (që merret me trajtimin e dhunës) , Departamenti i Policisë së Kosovës, Zyra e EULEX-it për të Drejtat e Njeriut, Komisariati i Lartë për Refugjatë dhe organizata joqeveritare, fushëveprimtaria e të cilave lidhet me natyrën e këtij projektligji.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...