Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

, 18.02.2010




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim i kryesuar nga zonja Sanije Aliaj, zëvendëskresuese e parë, sot mbajti mbledhje me ç’rast shqyrtoi Pr/ligjin nr.03/0114/L-020/1, për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, me Raportin e Komisionit funksional- Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mbrojtjen e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e ICO-së, OSBE-së, NDI-së dhe KDI-së.

Anëtarët e Komisonit, duke diskutuar për pikën e sipërpërmendur, erdhën në përfundim që, në fillim të javës së ardhshme, Grupi punues i ngarkuar që të përgatitë dhe raportojë anëtarët e Komisionit për këtë Pr/ligj, të ketë një takim të përbashkët me ekspertët e OSBE-së, si dhe me përfaqësuesit e Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor ( si hartues i këtij Pr/ligji), dhe të përgatisin Raportin përfundimtar për këtë Pr/ligj.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim