Lajmet e fundit
Komisioni për Arsim, Shkencë…takohet me ministrin e Kulturës dhe drejtoreshën e Teatrit Kombëtar
, 22.02.2010
Anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport, Drita Kadriu, nënkryetare dhe Heset Cakolli, anëtar, janë takuar sot me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqirin dhe drejtoreshën e Teatrit Kombëtar, Burbuqe Berisha.
Anëtarët e Komisionit gjatë vizitës së tyre në këto institucione, u njoftuan lidhur me implementimin e Ligjit për Teatrin, si dhe me problemet në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Ministri Beqiri dha një pasyrë të gjendjes aktuale në institucionet kulturore, me ç‘rast sqaroi se ligji aktual për Teatrin nuk është duke u implementuar, ndërsa Ligji i ri për Teatrin është në rishqyrtim. Beqiri tha se jemi në proces të amendamentimit të këtij ligji, dhe besojmë se do të jetë një ligj i mirë dhe i zbatueshëm. Beqiri para anëtarëve të komisionit ka folur edhe për çështjen e operës, problemet në sport, trashëgiminë kulturore, si dhe shumë çështje të tjera me të cilat ballafaqohen institucionet kulturore.
MKRSK para anëtarëve të këtij Komisioni, ka paraqitur një listë, lidhur me strukturën organizative dhe numrin e punëtorëve të rinj që duhet pranuar nëpër institucionet kulturore të Divizionit të Arteve Skenike, Muzikore dhe Pamore, sipas ligjeve të aprovuara dhe fuqiplote.
Edhe drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Burbuqe Berisha, gjatë takimit me anëtarët e Komisionit, tha se ligji aktual për teatrin, i cili është aprovuar nga Parlamenti i Kosovës, sipas Rregullores së UNMIK-ut, në vitin 2005, nuk është duke u zbatuar. Ajo shpreson se ligji i ri do të jetë i zbatueshëm. Berisha tha se pagat e punëtorëve të teatrit duhet rregulluar. Aktorët nuk janë duke u trajtuar dhe duke u stimuluar si duhet nga institucionet vendore. Pas paraqitjes nga ana e saj, të një sërë problemesh me të cilat ballafaqohet ky institucion, anëtarët e komisionit po ashtu shprehën shqetësimin e tyre lidhur me pagat e aktorëve. Madje, nënkryetarja e komisionit Drita Kadriu, njëherazi kërkoi nga përfaqësues të Teatrit Kombëtar që të tregojnë gatishmëri për bashkëpunim me MKRSK-në, në përpunimin e Draftligjit për Teatrin. Drita Kadriu, theksoi se Ligji i ri për teatrin do të rregulllojë shumë çështje dhe do të gjejë zbatueshmëri në vend.