Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 22.02.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Bahri Hyseni, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Projektligji për Gazetën Zyrtare, dhe u shqyrtua në parim Projekt kodi i Drejtësisë për të Mitur.

Anëtarët e komisionit pasi që shqyrtuan amendamentet dhe vërejtjet e dhëna (nga leximi i parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës) u pajtuan që, nenet,( përpos 5.1 dhe 5.2), të miratohen nga komisioni.

Po ashtu, edhe Projekt kodi i Drejtësisë për të Mitur, u përkrah në parim nga komisioni.

Ndërkaq, në lidhje me Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, komisioni vendosi që të organizojë dëgjim publik, në mesin e muajit të ardhshëm.
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi