Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

, 23.02.2010




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme bashkë me shefat e grupeve parlamentare, drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, e ka shqyrtuar edhe një herë kërkesën e Grupit Parlamentar të LDD-së për debat parlamentar lidhur me zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe praninë e strukturave të pushtetit të Serbisë në Kosovë.

Kryeparlamentari Krasniqi fillimisht i ka njoftuar të pranishmit për takimin e djeshëm që ka pasur me shefat e grupeve parlamentare, për këtë çështje.

Pas diskutimit të gjerë në këtë temë, Kryesia ka vendosur që seanca e veçantë plenare e Kuvendit për debat parlamentar lidhur me zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe praninë e strukturave të pushtetit të Serbisë në Kosovë, të mbahet më 4 mars të këtij viti.

Duke e shqyrtuar kërkesën e Komisionit të Pavarur për Media për emërimin e një anëtari në Këshillin e Komisionit të Pavarur për Media, Kryesia ka kërkuar nga grupet parlamentare që deri më 3 mars të propozojnë nga një kandidat për anëtar të KKPM-së (meqenëse kandidatit të mëparshëm i ka kaluar mandati).

Kryesia ka shqyrtuar edhe çështje të tjera të funksionimit të Kuvendit të Kosovës.
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës