Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor
, 23.02.2010
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Naser Rugova, kryetar, diskutoi rreth Projektligjit për Shitjen e Banesave, dhe vlerësoi që Komisioni për Kthim dhe Komunitete, konform procedurave të Rregullores së Punës së Kuvendit, duhet të marrë vendim adekuat për procedim të mëtejmë të këtij projektligji. Ky projektligj u vlerësua i rëndësishëm për një grup të caktuar të shoqërisë së Kosovës.
Në vijim, anëtarët e komisionit konfirmuan pjesëmarrjen në punëtorinë e organizuar nga UNDP-ja, me temën “Konservimi i biodiversitetit dhe planifikimi për zhvillimin e Komunës së Dragashit”, e cila do të mbahet gjatë javës së ardhshme në Prevallë.
Kryetari Rugova, njoftoi edhe për vizitën që një delegacion i komisionit do t’i bëjë Estonisë në muajt e ardhshëm, me ftesë të komisionit homolog të parlamentit të këtij vendi.