Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
, 23.02.2010
Sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, u shqyrtua Projektligji për Shërbime Postare dhe Projektligji për Miniera dhe Minerale.
Komisioni pasi që shqyrtoi raportin final të grupit punues, vendosi që të gjitha amendamentet të inkorporohen në Projektligjin për Shërbime Postare , dhe t’i propozohen Kryesisë së Kuvendit për procedim të mëtutjeshëm.
Ndërkaq, për të diskutuar rreth Projektligjit për Miniera dhe Minerale, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave dhe përfaqësuesit e Këshillit të Pavarur të Minierave dhe Mineraleve (KPMM).
Kryesuesja e grupit punues, Sala Berisha- Shala, fillimisht përkujtoi se përpjekjet për të pasur një Ligj që rregullon këtë fushë kanë qenë të vazhdueshme. “Që nga viti 2002 ekspertë të shumtë kanë punuar për hartimin e këtij ligji, dhe ia arritën që në vitin 2005 të bëjnë një Projektligj i cili kaloi të gjitha procedurat në Kuvendin e Kosovës, por që nuk u nënshkrua nga PSSP-ja”, theksoi Shala.
Në vazhdim të mbledhjes, ajo paraqiti vërejtjet dhe rekomandimet e grupit punues, nga neni1 deri në 42, dhe komisioni vendosi që në një nga mbledhjet e ardhshme të vazhdohet me shqyrtimin e neneve tjera të këtij Projektligji.
Komisioni kërkoi nga përfaqësuesit e Ministrisë përkatëse dhe nga KPMM, që vërejtjet dhe rekomandimet rreth këtij Projektligji t’ia dërgojnë në formë të shkruar grupit punues.
Kryesuesi i Bordit të KPMM-së, Ahmet Tmava, kërkoi nga komisioni që, përpos vërejtjeve dhe rekomandimeve që do të paraqesin nga ana e tyre, tu mundësohet edhe për të diskutuar në komision.
Komisioni vendosi që KPMM, dhe përfaqësuesit e ministrisë, diskutimet e tyre t’i bëjnë në grupin punues të komisionit.