Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim , Shkencë, Teknologji, Kulturë Rini dhe Sport

, 23.02.2010




Komisioni për Arsim, Shkencë , Teknologji , Kulturë Rini dhe Sport , në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Drita Kadriu, nënkryetare e Komisionit, u njoftua lidhur me vizitën që kishte bërë një delegacion i këtij Komisioni në Ministrinë e Kulturës , Rinisë dhe Sportit dhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku u pritën përkatësisht nga ministri Valton Beqiri dhe drejtorja Burbuqe Berisha. U theksua se gjatë këtyre takimeve është biseduar për zbatimin e Ligjit për Teatrin , si dhe për pozitën sociale të aktorëve. Si në ministri , ashtu edhe në Teatër , shohin si imperativ amendamentimin e Ligjit për teatër, i cili deri tash nuk ka gjetur zbatim për shkak të mungesës së mjeteve financiare, por edhe për shkak se atë nuk e kishin shoqëruar rregulloret përkatëse . Shih për këtë amendamentimi sa më i shpejtë i Ligjit për Teatër vlerësohet si imperativ . Në mbledhje u tha se brengos niveli i të ardhurave të aktorëve, ndërsa u shtrua si çështje edhe nevoja e sigurimit të pensioneve meritore për artistët , që do t’ju siguronte atyre jetë me dinjitet .
Mbledhja e Komisionit për Arsim , Shkencë, Teknologji, Kulturë Rini dhe Sport