Lajmet e fundit
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës
, 24.02.2010
Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Berim Ramosaj, kryetar i komisionit, u shqyrtua plani i vizitave në Ministrinë e FSK-së dhe njësitë e FSK-së.
Komisioni për Mbikëqyrjen e FSK-së, në kuadër të procesit të mbikëqyrjes ndaj kësaj force, me qëllim të njoftimit rreth punës së kësaj force dhe të krijimit të përvojës mbi parimet dhe praktikat themelore të qeverisjes së mirë, do të bëjë disa vizita në Ministrinë e FSK-së dhe në njësitet e kësaj force.