Lajmet e fundit
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, u takua me shefin e Misionit të UNICEF-it, z. Johannes Wedenig
, 25.02.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me shefin e Misionit të UNICEF-it, z. Johannes Wedenig. Me këtë rast kryekuvendari Krasniqi vlerësoi lart kontributin e organizatave ndërkombëtare, e në këtë frymë edhe të UNICEF-it, që kanë dhënë e japin në rrjedhat e gjithëmbarshme në Kosovë. Kryekuvendari Krasniqi e njoftoi shefin e Misionit të UNICEF-it, z. Johannes Wedenig, me ligjet e nxjerra nga Kuvendi i Kosovës që rregullojnë mbrojtjen e fëmijëve. Mbrojtja e fëmijëve sigurohet edhe me Kushtetutën e Kosovës. Kuvendi i Kosovës ka aprovuar edhe Letrën e Bardhë, si dhe Rezolutën e Mijëvjeçarit, që kanë reflektim pozitiv në këtë aspekt. Në vazhdim kryekuvendari Krasniqi tha se në Kosovë është i obligueshëm shkollimi fillor, ndërsa për nxënës të kësaj faze sigurohen edhe tekste falas.
Shefi i Misionit të UNICEF-it, z. Johannes Wedenig, duke u falënderuar për informacionin e gjerë të ofruar nga z. Krasniqi, tha se është e mirëseardhur puna që ka bërë Kuvendi i Kosovës në fushën e legjislacionit, sidomos kur është fjala për dispozitat ligjore që mbrojnë të drejtat e fëmijëve. Në vijim ai theksoi se në Kosovë institucioni i familjes paraqitet shumë i fortë kur është çështja e edukimit dhe mbrojtjes së fëmijëve, madje ky rol është mirë të fuqizohet edhe më. Si një fushë e veçantë angazhimi , u përmend edhe nevoja e avancimit të mëtejmë të arsimimit të të rinjve, zhvillimi i fëmijërisë së hershme, si dhe orientimi që edhe edukimi parashkollor të jetë i obligueshëm. Bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në këto fusha, sidomos në mbrojtjen e fëmijëve , si dhe në monitorimin e ligjeve që kanë të bëjnë më këtë fushë.