Lajmet e fundit
Nga seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
, 25.02.2010
Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e sotme plenare, të udhëhequr nga Jakup Krasniqi, kryetar, (një pjesë e seancës u udhëhoq nga anëtari i kryesisë, Sabri Hamiti) miratoi katër projektligje.
Fillimisht, deputetja Dritë Kadriu, në 21 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, vlerësoi lart kontributin e tyre në sensibilizimin e çështjes së Kosovës, duke iu përcjell atyre urime nga Kuvendi i Kosovës. Deputeti Bujar Dugolli, ndërkaq, e ngriti në Kuvend çështjen e vrasjes nga policët rumunë të dy protestuesve në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje të 10 shkurtit 2007, duke kërkuar të hiqet dorë nga ndjekja penale ndaj Albin Kurtit.
Në pikën e rëndomtë të pyetjeve parlamentare, deputetëve iu përgjigjën ministrat Ahmet Shala, Nekibe Kelmendi e Alush Gashi. Ndërsa, kryeministri Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputeteve Gjylnaze Syla e Dritë Maliqi, rreth mundësisë së ndërtimit të universiteteve publike në Gjakovë e Gjilan, tha se prioritet i qeverisë, aktualisht është funksionalizimi i Universitetit të Prizrenit, degë të të cilit pritet të hapen edhe në Gjakovë e Pejë. Thaçi tha se arsimi vazhdon të mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës, dhe në këtë kuadër planifikohet edhe ndërtimi i Universitetit Evropian në Mitrovicë, angazhim ky i cili do të vazhdojë me hapjen e universiteteve në Gjilan, Ferizaj, Gjakovë e Pejë.
Më pas deputetët e përkrahën në parim Projekt-Kodin e Drejtësisë për të Mitur, të cilin, në emër të qeverisë e prezantoi ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi. Ajo theksoi se Ministria e Drejtësisë i është qasur reformës së drejtësisë për të mitur, dhe ky projekt-kod është rezultat i punës së saj për kompletimin e infrastrukturës ligjore për të mitur.
Deputetët i votuan (së bashku me amendamente) Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Pyjet e Kosovës, Projektligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, dhe Projektligjin për Financimin e Programeve të Veçanta të Banimit. Ndërsa, me kërkesë të komisionit funksional dhe të ministrit të Bujqësisë, iu kthye qeverisë për ripunim Projektligji për Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht.
Në vijim, pas diskutimeve të shumta, u miratua Propozim-Programi i punës së Kuvendit për vitin 2010, me plotësime. Kuvendi miratoi edhe Propozim-Planin i Veprimit të Kuvendit për Integrimet Evropiane për vitin 2010, i cili u prezantua nga kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Zylfije Hundozi.
Në fund, u përkrah Propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës për lejimin e pagesës për furnizim me vaksina, dhe u votuan propozimet e Grupit Parlamentar për Integrime dhe atij të SLS-së, për anëtarë të komisioneve parlamentare.