Lajmet e fundit

Seancë solemne për nder të ministrit të Jashtëm francez, Kouchner

, 26.02.2010




hënën, më 1.3.2010, Kuvendit i Republikës së Kosovës, do të mbajë seancë solemne për nder të ministrit francez të Punëve të Jashtme, dr. Bernard Kouchner.

Seanca solemne do të fillojë në orën 16:00, kurse në orën 15:45 zotin Kouchner do ta presë kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Francës, Bernard Kouchner, i cili do ta mbajë një fjalë rasti para deputetëve dhe të ftuarve të shumtë në këtë seancë solemne, ishte Përfaqësues i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovës (në vitet e para të pasluftës). Puna e tij të zellshme e bën atë mik të çmuar të popullit të Kosovës.
Seancë solemne për nder të ministrit të Jashtëm francez, Kouchner