Lajmet e fundit
Komisioni për Punë të Jashtme priti një delegacion parlamentar nga Italia
, 01.03.2010
Anëtarët e Komisionit Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, kanë pritur sot një delegacion parlamentar nga Italia, i kryesuar nga Stefano Stefani, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë në dritën e proceseve për integrimet evropiane, për integrimin e komuniteteve pakicë në shoqërinë e Kosovës dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve dhe të komisioneve të tyre homologe.
Duke i përshëndetur parlamentarët italianë dhe duke u uruar mirëseardhje në Kosovën e pavarur, kryetari i Komisionit, Sabri Hamiti, e ka falënderuar Italinë për mbështetjen dhënë Kosovës, si gjatë luftës, ashtu edhe në fazat e rindërtimit të vendit dhe njohjen e shpejtë të vendit tonë. Megjithëse me përvojë të pakët të veprimit, Komisioni të cilin e drejton, ka nivel të lartë të përfaqësimit (shumica prej tyre anëtarë kryesie dhe shefa të grupeve parlamentare), ka thënë Hamiti. Ai pastaj ka folur për përbërjen e Kuvendit, funksionimin e koalicionit qeverisës dhe të opozitës në Kosovë, për Planin e veprimit për integrime evropiane, si dhe për ngritjen dhe funksionimin e misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës në vende të ndryshme, të cilat e kanë njohur shtetin e Kosovës. Hamiti, ndërkaq, nuk k ka lënë pa i përmendur edhe vështirësitë me të cilat aktualisht ballafqohet Kosova, si: zhvillimi i pamjaftueshëm i vendit, niveli i lartë i papunësisë, investimet e pakta të botës dhe problemet që shkaktojnë strukturat e regjimit serb në veriun e Kosovës.
Kryetari i Komisionit për Politike të Jashtme i Parlamentit të Italisë, Stefano Stefani, në fillim të fjalës së tij ka sqaruar se delegacioni, të cilin e udhëheq, vjen në Kosovë dhe vende të tjera të rajonit për të parë zhvillimet demokratike të tyre, opinionet për integrime evropiane dhe nivelin e realizimit të Planit tetëpikësh të ministrit të Jashtëm italian, Franco Frattini. Ai, por edhe anëtarët e tjerë të delegacionit janë interesuar të dinë më shumë për nivelin e investimeve italiane në ekonominë e Kosovës, për reflektimin e mundshëm të pakësimit të numrit të ushtarëve italianë në kuadër të KFOR-it në ruajtjen e manastireve ortodokse në Kosovë, për integrimin në Kosovë dhe përfaqësimin e komuniteteve pakicë, e sidomos të qytetarëve serbë në institucionet e Kosovës, si vete zhvillimi ekonomik i vendit, sa reflektohet kriza ekonomike botërore këtu dhe si reflektohen mjetet financiare të mërgatës në ekonominë e vendit.
Duke iu përgjigjur kureshtjes së parlamentarëve italianë, kryetari i Komisionit Hamiti, por edhe anëtarët e Komisionit: Daci, Petroviq e Gashi, kanë vënë në pah opinionin pozitiv të shoqërisë së Kosovës dhe përkushtimin institucional për procesin e integrimeve evropiane. Në takim është theksuar se Kosovës i janë shumë të domosdoshme investimet e huaja në ekonominë e vendit, e në këtë mes janë vlerësuar investimet italiane. Është vlerësuar gjithashtu kontributi i KFOR-it, dhe sidomos i ushtarëve italianë për sigurinë në vend. Kryetari i Komisionit, Hamiti, ndërkaq, është shprehur i prerë se manastiret ortodokse në Kosovë janë trashëgimi e popullit të Kosovës, e cila në asnjë fazë të historisë nuk ka qenë e rrezikuar, përkundrazi është ruajtur dhe mbrojtur nga populli shumicë i Kosovës. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen, përderisa tempujt fetarë të Kosovës nuk marrin atribute politike, të cilat nuk u takojnë, është shprehur ai.
Parlamentarët e Kosovës kanë theksuar përkushtimin e institucioneve të vendit për integrim të komuniteteve pakicë, e sidomos të serbëve, një pjesë e të cilëve për shkak të presioneve të Beogradit ende hezitojnë të integrohen dhe të përfaqësohen në Kosovë, por janë shprehur të prerë se institucionet e Kosovës çdo herë janë të gatshme të bisedojnë me Serbinë për çështje teknike, në interes të qytetarëve të të dyja vendeve, por se nuk do të bisedojnë për statusin politik të Kosovës.
Bashkëbiseduesit e komisioneve homologe parlamentare janë dakorduar se pavarësia e Kosovës është akt i pakthyeshëm.