Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 01.03.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Bahri Hyseni, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Projektligji për Gazetën Zyrtare (veçanërisht neni 5.1 dhe 5.2).
Gjatë këtij takimi pati dilema që Gazeta Zyrtare të publikohet edhe në gjuhë të tjera. Anëtarët e komisionit vendosën unanimisht që Gazeta Zyrtare të publikohet në këto gjuhë: në gjuhën shqipe, serbe, boshnjake, turke dhe angleze.
Anëtarët e Komisionit përkrahën unanimisht Projektligjin për Gazetën Zyrtare, me ndryshimin e nenit 5.1 dhe 5.2, me ç‘rast raporti mund të kalojë tek komisionet tjera.
Anëtarët e komisionit po ashtu u përcaktuan edhe rreth Projekligjit për Avokatin e Popullit, të cilët me shumicë votash vendosën që projektligji në fjalë të mbetet tek Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi.
Ndërsa, Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, ka vendosë që të mbajë një dëgjim publik lidhur me Ligjin mbi Pagat.