Lajmet e fundit
Fjalë e kryetarit Krasniqi me rastin e vizitës në Kosovë të Ministrit të Jashtëm të Francës, zotit Bernard Kouchner
, 01.03.2010
I nderuar President, zoti Fatmir Sejdiu,
I nderuar Kryeministër, zoti Hashim Thaçi,
Të nderuar deputetë,
I nderuar ambasador i Francës në Kosovë, zoti Jean-François Fitou,
Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë në Kosovë,
Zonja dhe zotërinj
Kam kënaqësinë e veçantë t’ju paraqes sot mysafirin tonë të lartë, zotin Bernar Kushner, ish Përfaqësues Special për Kosovë i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Ministër i Jashtëm i Francës. Më lejoni që në emrin tuaj dhe timin, mikut tonë të madh, zotit Kushner t’i uroj mirëseardhje në Republikën e Kosovës dhe në Kuvendin përfaqësues të saj.
Besoj, nuk ka nevojë të flas shumë për zotin Kushner, sepse të gjithë e njohim nga afër personalitetin e tij prej humanisti të madh, i cili ndihmoi qytetarët tanë në kohë të vështira, para dhe gjatë Luftës.
Kosova pati fatin e mirë, kur zoti Kushner u emërua Përfaqësues Special për Kosovë i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mision ky tepër i vështirë dhe delikat, të cilin ai e përmbushi ndershmërisht dhe me kompetencë të plotë prej një politikani, administratori e diplomati të karrierës. Me të arritur në Prishtinë në krye të UNMIK-ut, te zoti Kushner përfaqësuesit e Kosovës gjetën bashkëpunëtorin e hapur dhe të sinqertë, përfaqësuesin ndërkombëtar plot energji dhe guxim për t’i shtyrë përpara proceset historike për Kosovën dhe popullin e saj.
Erdhi shpejt dita e mbarimit të misionit të Bernar Kushnerit në Kosovë, por jo edhe e angazhimit të tij për Kosovën, si mik i dëshmuar i saj.
I nderuar miku ynë Kushner
Ardhjen Tuaj e përjetojmë si një respekt të madh ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, si një ngjarje të rëndësishme dhe mesazh të fuqishëm të Francës për miqësinë dhe kujdesin ndaj vendit dhe popullit tonë.
Franca ka pasur dhe vazhdon të ketë rol të veçantë e historik në mbrojtjen e drejtësisë karshi çështjes së Kosovës, në rindërtimin e rimëkëmbjen e vendit tonë të dalë nga lufta shkatërruese dhe në sigurinë e në ngritjen e themeleve të Kosovës së re. Vendi juaj zoti Kushner, ndër të parët e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008, duke u bërë shembull edhe për shumë aleatë e miq në gjithë rruzullin tokësor.
Gjatë këtyre dy viteve të pavarësisë, Kosova ka ndryshuar shumë, duke bërë përparime të dukshme në të gjitha fushat. Në një periudhë të shkurtër ne arritëm të ndërtojmë të gjitha institucionet kushtetuese e demokratike të shtetit, të stabilizojmë shoqërinë shumetnike dhe Kosovën ta kthejmë në faktor paqeje në rajon.
Në nëntorin e kaluar, mbajtëm zgjedhjet e suksesshme vendore, në të cilat pati pjesëmarrje të shtuar të komunitetit serb, si dëshmi e realitetit të ri integrues në Kosovë.
Ne jemi në proces të zbatimit të plotë të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, të presidentit Ahtisaari, të decentralizimit dhe të krijinit të komunave të reja. Në vijim të përpjekjeve tona për konsolidimin e sistemit institucional dhe për vendosjen e rendit kushtetues në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ICO dhe Qeveria kanë hartuar Qasjen Gjithëpërfshirëse të veprimeve në veri të Kosovës, e cila është mbështetur gjerësisht nga politika e institucionet tona, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Besojmë që këto përpjekje të koordinuara, do të mundësojnë procese të reja integruese në veri, shuarjen e mekanizmave ilegalë, përfaqësimin demokratik të qytetarëve në pushtetin qendror dhe lokal, qasjen e tyre në drejtësi, shërbime e investime dhe zhvillim ekonomik e mirëqenie të përgjithshme.
Një nga të arriturat më domethënëse politike që na bën të krenohemi, padyshim është vendosja e një rend kushtetues që bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave të njeriut, të komuniteteve pakicë dhe sundimit të ligjit. Përkushtimi ynë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë, ka dëshmuar se në Kosovë jo vetëm mund të bashkëjetohet në diversitet, por edhe të nisë procesi i pajtimit ndëretnik, pavarësisht të kaluarës konfliktuoze.
Duke qenë alternativa e vetme dhe prioriteti ynë strategjik integrimi evropian dhe euroatlantik, ne presim nga Ju dhe nga gjithë miqtë tanë, të na mbështetni edhe në këtë proces historik dhe jetik për popullin e Kosovës, i cili do t'i sjellë në familjen e madhe të popujve evropianë vlerat e tij antike dhe moderne.
Unë përfitoj nga rasti që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve që përfaqësojmë, të ju shpreh Juve dhe Francës mike mirënjohjen e thellë, për gjithë çfarë keni bërë për vendin tonë dhe lirinë e tij.
Duke ju falënderuar, zoti Kushner kam kënaqësinë t'ju ftoj t’i drejtoheni me një fjalë Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ju faleminderit.