Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti ministrin e Jashtëm francez, Kouchner
, 01.03.2010
Para se të fillonte seanca solemne për nder të ministrit francez të Punëve të Jashtme, dr. Bernard Kouchner, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dr. Jakup Krasniqi, e ka pritur mikun e shtrenjtë nga Franca, duke i dëshiruar mirëseardhje dhe falënderuar atë për angazhimin personal të tij dhe të shtetit francez, për të gjitha proceset politike që ka kaluar Kosova, që nga viti 1999.
Kryeparlamentari Krasniqi, e ka informuar ministrin e Jashtëm francez, Kouchner, lidhur me zhvillimet politike në vend dhe punën që ka bërë Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj legjislature. Kreu i Kuvendit, Krasniqi, ka kërkuar mbështetjen edhe më të fuqishme të Francës dhe të z. Kouchner për njohje të reja dhe për integrimin e Kosovës në familjen Evropiane.
Ministri i Jashtëm i Francës, dr. Bernard Kouchner, falënderoi për pritjen e ngrohtë të kryetarit të Kuvendit, duke u shprehur me nostalgji për kohën që ka kaluar në Kosovë si i dërguar i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm i KS të OKB-së. Ai, ndër të tjera, theksoi se ka dallim të madh ndërmjet asaj që ka qenë Kosova në vitin 1999 dhe kësaj që është sot. Kouchner theksoi mbështetjen e vazhdueshme që shteti francez dhe ai personalisht do t’i japin Kosovës në të gjitha proceset.
“Gjithmonë kam menduar dhe mendoj se e ardhmja juaj është Evropa”, ka thënë Ministri i Jashtëm i Francës, dr. Bernard Kouchner, para se tu drejtohej deputetëve të Kosovës në seancën solemne për nder të tij.
Kouchner dhe Krasniqi kanë mbajtur edhe një seancë fotografish dhe kanë shkëmbyen dhurata.