Lajmet e fundit
Nga seanca solemne e Kuvendit të Kosovës
, 01.03.2010
Për nder të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Francës, Bernar Kouchner, Kuvendi i Kosovës nën kryesimin e kryetarit Jakup Krasniqi, sot mbajti seancë solemne. Në këtë seancë ishin të pranishëm edhe kryetari i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri i vendit Hashim Thaçi, anëtarët e kabinetit qeveritar, ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, pasi përshëndeti të pranishmit, duke i uruar mirëseardhje mikut tonë të madh, zotit Kouchner në Republikën e Kosovës, theksoi: ”Besoj, nuk ka nevojë të flas shumë për zotin Kouchner, sepse të gjithë e njohim nga afër personalitetin e tij prej humanisti të madh, i cili ndihmoi qytetarët tanë në kohë të vështira, para dhe gjatë Luftës”. Duke folur për angazhimet e z. Kouchner, dhe rëndësinë e shtetit që ai përfaqëson, Krasniqi në vazhdim tha se Franca ka pasur dhe vazhdon të ketë rol të veçantë e historik në mbrojtjen e drejtësisë karshi çështjes së Kosovës, në rindërtimin e rimëkëmbjen e vendit tonë të dalë nga lufta shkatërruese dhe në sigurinë e në ngritjen e themeleve të Kosovës së re.
“Vendi juaj zoti Kouchner, ndër të parët e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008, duke u bërë shembull edhe për shumë aleatë e miq në gjithë rruzullin tokësor”, theksoi kryeparlamentari Krasniqi. Ndërkaq, duke e njohur atë me sfidat dhe të arriturat e Kosovës gjatë këtyre viteve, Kryetari i Kuvendit u shpreh: ”Gjatë këtyre dy viteve të pavarësisë, Kosova ka ndryshuar shumë, duke bërë përparime të dukshme në të gjitha fushat. Në një periudhë të shkurtër ne arritëm të ndërtojmë të gjitha institucionet kushtetuese e demokratike të shtetit, të stabilizojmë shoqërinë shumetnike dhe Kosovën ta kthejmë në faktor paqeje në rajon”, theksoi Krasniqi.
Në fund të fjalës së tij Kryetari i Kuvendit nënvizoi se, alternativa e vetme, dhe prioriteti ynë strategjik është integrimi evropian dhe euroatlantik. “Ne presim nga Ju dhe nga miqtë tanë, të na mbështetni edhe në këtë proces historik dhe jetik për popullin e Kosovës”,- tha në fjalën e tij Krasniqi, duke e ftuar z. Kouchner t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës me një fjalë rasti.
Nën duartrokitjet e të pranishmëve dhe në një atmosferë vërtet miqësore, Kouchner iu drejtua të pranishmëve, duke kujtuar fillimisht miqësinë e tij, lidhur që në vitin 1999, me personalitete të vendit, dhe duke mos e fshehur kënaqësinë që i takon prapë ata.
“Jam i lumtur që kthehem në Kosovë dhe shoh përsëri njerëzit që i kam njohur kur kam pasur funksione të tjera këtu. Franca dhe Kosova njohin një relacion të privilegjuar dhe vizita ime sot bën që të përforcohet edhe më shumë ky relacion”, tha Kouchner.
Ai kujtoi fillimin e misionit të tij në Kosovë, në korrik të vitit 1999, si përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, dhe rrugën që ka bërë Kosova që nga ajo periudhë. Gjithashtu, ai tha se shumë rrugë është bërë prej vizitës së tij të fundit në vitin 2007, dhe kjo rrugë përmblidhet me një fjalë - pavarësia.
“Dua t‘ju them në emër të Francës, se pavarësia juaj nuk është çështje. Kjo është lëvizje historike. Asgjë dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë lëvizje të historisë. Pavarësia e Kosovës nuk është vetëm përfundimi i një pune të madhe, por gjithashtu fillimi i një rruge me shumë punë për ju dhe për Ballkanin. Nuk jeni vetëm në këtë rrugë. Pavarësia pa miqësi është vetëm vetmi. Kosova mund të besojë në miqësinë e Francës”, garantoi ministri i jashtëm francez, duke përkujtuar se Franca ka qenë ndër të parat që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Kouchner tha: “Sot Franca do të bëjë gjithçka për t’iu dhënë mundësinë që t’i jepni jetë lirisë suaj”. Në vazhdim të fjalës së tij shefi i diplomacisë franceze theksoi se institucionet e Kosovës kanë treguar se kanë besim në një shoqëri paqësore, multientike dhe stabile. “Tani duhet të ndërtohet kjo shoqëri. Në këto dy vjet keni bërë shumë. Pajtimi juaj i plotë është hapi i parë. Puna juaj dhe aspiratat tuaja shkojnë drejt Evropës. Të keni besim në mbështetjen tonë në këtë drejtim”, tha Ministri i Jashtëm i Francës, Bernar Kouchner.
Fjalimi i ministrit të Jashtëm, Kouchner, është ndërprerë disa herë nga duartrokitjet frenetike të deputetëve dhe të mysafirëve të shumtë.