Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u drejtohet pjesëmarrësve të Konferencës Kombëtare për Programin e Shkencës
, 03.03.2010
Në Konferencën Kombëtare për Programin e Shkencës të Republikës së Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë, nën drejtimin e Rexhep Ismajlit, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shkencës, mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi. Me këtë rast kryekuvendari Krasniqi theksoi:”Kam kënaqësinë të jem sot në këtë Konferencë të rëndësishme për të ardhmen e zhvillimit të shkencës në Kosovë. Punimet e Konferencës Kombëtare për Shkencën, bashkë me veprimtaritë e kësaj fushe që po organizon Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, i kanë dhënë tërë javës në vijim vulën e përkushtimit të veçantë të Kosovës për zhvillimin e dijes dhe përparimit shkencor.
Veprimtaria kërkimore shkencore në Kosovë, si pasojë e politikës pushtuese, ka qenë kohë të gjatë e asfiksuar. Dhjetë vjet lirie dhe dy vite pavarësie kanë hapur perspektiva të reja të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të veprimtarive shkencore në vendin tonë, duke krijuar kushte për entitetet publike kërkimore-shkencore, si Akademia e Shkencave dhe Arteve, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Universiteti i Prishtinës, por edhe institucionet private të arsimit të lartë.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një kornizë të tërë ligjore që ka të bëjë drejtpërdrejt ose tërthor me shkencën dhe kërkimet shkencore, si Ligji për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore, Ligji për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Ligjit për Arsimin e Lartë, Ligji për Produkte Mjekësore dhe Pajisje Mjekësore, Ligji mbi të Drejtat e Autorit, Ligji për Patentim, Ligji për Përkrahjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, Ligji për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit, Ligji për Akreditim, Ligji për Metrologji, Ligji për Veprimtarinë Botuese dhe Librin, Ligji për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis etj. Në procedurë janë edhe disa ligje të tjera. Megjithatë, ne duhet ta përmbushim tërë nevojën legjislative për këtë fushë, duke pasur parasysh edhe kërkesat e kohës për rishikim dhe plotësim të ligjeve ekzistuese.
Sipas Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore, Kuvendi e ka votuar Këshillin Kombëtar të Shkencës më 12 korrik 2007, i cili në tetor të vitit 2008 i ka zgjedhur organet e veta. Ndonëse në kushte jo të mira të punës, Këshilli Kombëtar i Shkencës, sipas obligimit ligjor, ka hartuar Programin Kombëtar të Shkencës për pesë vjetët e ardhshëm, i cili në kuadër të diskutimit publik, përbën objektin e shqyrtimit të kësaj Konference Kombëtare.
Programi është rezultat i një pune serioze dhe bazë e mirë për orientimin dhe prioritetet e veprimtarive kërkimore dhe hulumtuese shkencore, për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore për këto veprimtari, për ngritjen e infrastrukturës përkatëse, për ndikimin e shkencës në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit tonë dhe për ndërkombëtarizimin e veprimtarisë sonë kërkimore-shkencore.
Përparimi i kërkimeve shkencore do të jetë para se gjithash në funksion të zhvillimit të gjithëmbarshëm të Kosovës. Janë krijuar kushte të favorshme, bie fjala, për investime të kapitalit të huaj në Kosovë, siç janë siguria e stabiliteti politik, infrastruktura ligjore e fizike, telekomunikimet dhe lehtësitë doganore e tatimore, sigurimi i një mjedisi të qëndrueshëm biznesi etj., por na mungojnë hulumtimet e mirëfillta shkencore të fushave të ndryshme, të cilat do të lehtësonin gjithashtu këtë proces jetik për zhvillimin e vendit, për punësimin dhe zhdukjen e varfërisë. Na mungojnë edhe statistikat e nevojshme për studime. Regjistrimi i popullsisë dhe i pronave, i planifikuar për vitin e ardhshëm, do të plotësojë shumë zbrazësi statistikore në Kosovë.
Zbatimi i Programit Kombëtar të Shkencës, i cili do t’i procedohet Kuvendit për miratim, ka një kosto buxhetore të konsiderueshme, e cila rritet në mënyrë progresive gjatë viteve në vijim, por besoj që Qeveria do të gjejë mundësitë e financimit, duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të tij.
Përveç kapaciteteve buxhetore, Programi, i cili përcakton prioritete si mjedisi, energjetika, resurset natyrore, mjekësia, prodhimi i ushqimit, zhvillimi ekonomik në shoqërinë e bazuar në dije, teknologjia informative, studime gjuhësore, kulturore e historike, do të kërkojë edhe potencial shkencor, i cili duhet siguruar duke shfrytëzuar atë që kemi të gatshëm, duke tërhequr ekspertët tanë të shpërndarë nëpër botë dhe duke përgatitur gjenerata të reja shkencore.
Duke përfunduar, ju përgëzoj për punën e vyer që keni bërë dhe Konferencës i uroj sukses të plotë në punimet e saj”, u shpreh kryetari i Kuvendit të Kosovës , dr. Jakup Krasniqi.