Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 03.03.2010
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Naser Osmani, zëvendëskryetar i komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin për Mërgatën e Kosovës, me amendamentet e komisionit funksional. Për të diskutuar rreth këtij projektligji dhe kostos financiare të tij, ishin të ftuar: zëvendëskryetarja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Kulturë, Teknologji, Rini dhe Sport, Dritë Kadriu, përfaqësuesi i Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Mustafë Xhemajli, dhe ai i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Agim Krasniqi.
Të ftuarit dhe anëtarët e komisionit theksuan rëndësinë e miratimit të këtij ligji, si domosdoshmëri për një përkujdesje më të madhe për mërgatën e Kosovës. Pas diskutimeve, komisioni e përkrahu projektligjin, duke e proceduar për në Kryesi të Kuvendit.
Në vazhdim, komisioni përkrahu edhe këto projektligje bashkë me raportet e komisioneve funksionale: Projektligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, Projektligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Projektligjin për Klasifikimin e Informative dhe Verifikimin e Sigurisë, Projektligjin për Mjekësinë Ligjore dhe Projektligjin për Shërbimet Postare.