Lajmet e fundit
Fjala e ministrit të jashtëm francez, Bernar Kushner, në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës
, 01.03.2010
Ka kohë që s’jemi parë. Edhe ka anëtarë të rinj.
I nderuar kryetar i parlamentit,
I nderuar president,
I nderuar kryeministër,
Z. ministër i punëve të jashtme,
Zonja dhe zotërinj ministra,
Zonja dhe zotërinj deputetë,
Zotërinj ambasadorë
Jam i lumtur që kthehem në Kosovë dhe që shoh përsëri kaq shumë njerëz që i njoha kur kisha funksione të tjera këtu. Franca dhe Kosova kanë një marrëdhënie të privilegjuar dhe vizita ime sot ka si qëllim të forcojë edhe më shumë këtë marrëdhënie. Kur ju shoh të gjithëve këtu, të bashkuar, juve përfaqësues të një populli kaq gjatë të harruar, të ndarë, të shtypur, por sot i lirë dhe i bashkuar, fjalët e gjuhës suaj më kthehen tani. Jam i lumtur që jam prapë në Kosovë dhe po e shoh në fytyrat tuaja dhe shikimet tuaja, dhe përtej kraharorëve tuaj, diellin e shndritshëm të verës ballkanike në tokën e Sllatinës, në ditën kur unë i kam vendosur këmbët këtu. Po i shikoj vitet që i kemi kaluar së bashku, vite të vështira, mirëpo të cilat kanë shënuar fillimin e punëve të reja. Shumë rrugë është bërë dhe po ju gjej përsëri me përshtypjen time të parë të paprekur, atë të dinjitetit të një populli, të cilit një kohë shumë të gjatë i është hequr e drejta e ekzistencës legale, për shkak se e kisha ndjenjën se po shkojmë në një zgjidhje të paevitueshme. Shumë kohë ka kaluar, shumë rrugë është bërë nga ajo ditë korriku të vitit 1999, kur unë jam lidhur me ju me një miqësi të fortë. Shumë rrugë është bërë prej vizitës sime të fundit në korrik 2007, dhe kjo rrugë përmblidhet me një fjalë – pavarësia. Dua t’ju them në emër të Francës: pavarësia juaj nuk është më çështje. Është lëvizje e historisë. Asgjë dhe askush nuk mund ta kthej këtë lëvizje të historisë, dhe gjithkush në fund do ta pranojë.
Z. President,
Z. Kryeministër
Kjo nuk është vetëm një fakt, është gjithashtu një shpresë, shpresa që të gjitha ato vuajtje tash do të jenë të tejkaluara, dhe tash do të jetë terreni i paqes. Pavarësia e Kosovës nuk është vetëm përmbyllje e një pune të madhe, është gjithashtu fillimi i një rrugëtimi me shumë punë për ju dhe Ballkanin. Nuk jeni të vetëm në këtë rrugë. Pavarësia pa miqësi është vetmi, dhe Kosova mund të llogaris në miqësinë e pakthyeshme të Francës. Franca ka qenë ndër të parët që e ka njohur pavarësinë tuaj. Sot Franca do të bëjë gjithçka që t’ju japë mundësitë për t’i dhënë kuptim dhe jetë kësaj lirie. E keni deklaruar publikisht besimin tuaj në një shoqëri të qetë multietnike, në prosperitet dhe stabile. Tani duhet të ndërtohet kjo shoqëri. Qe dy vite ju keni bërë shumë. Pas viteve të vuajtjeve e luftimeve, pas euforisë së pavarësisë, tani ka ardhur koha e viteve vendimarrëse. Ky kalim nga lufta në paqe, nga luftimet në përgjegjësi afatgjatë, nuk di a ka gjë më të vështirë. Është kjo një masë e njerëzve të fortë, e popujve me vlera dhe të shteteve solide. E di që nuk dëshironi të humbet shpresa që e keni bërë të lind. Shikoni se çfarë kemi bërë ne, ju dhe komuniteti ndërkombëtar së bashku. Keni dëgjuar, keni shtrënguar dorën, keni bërë të bashkëjetojnë ata që janë vrarë mes vete. I keni lidhur plagët. Ju e keni bërë të gjithë këtë. A është fjala për një mrekulli? Jo. Nuk është një mrekulli. Është fryti i një pune të durueshme, të zgjidhur dhe të bindur. Është fryti i një pune kundër vetvetes, kundër lëvizjes së parë që gjithmonë është lëvizje mosbesimi, fajësimi dhe urrejtjeje. Kjo nuk është e lehtë. Nuk ishte e lehtë për askë në të dy anët, që kanë vuajtur në lëkurën e tyre, që kanë humbur një prind, një mik, një pjesë të vetvetes. Por, megjithatë, ne, ju, ne, e kemi bërë atë. Kur bëhet ajo që ka filluar të bëhet, nuk kemi të drejtë të ndalemi në rrugë. Duhet ta zbulojmë të ardhmen, të cilën na e kërkon e kaluara. Detyra të cilës ju iu keni përkushtuar, nuk është më e lehtë se sa puna me durim që e keni bërë deri më tani. Është një punë menaxhimi metodik, konstruksioni e barazie delikate, që e bëjnë një shtet të fortë. Kështu duhet ta zbuloni të ardhmen. Kështu gjykohet heroizmi i vërtetë, vendimi dhe zgjedhja politike e vërtetë që nuk përmblidhet në punën e një dite, po në palëkundshmërinë e të përditshmes.
Së pari e kam mendjen të drejtësia. Reforma e drejtësisë duhet të vazhdohet dhe patjetër të përshpejtohet. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë besim në drejtësinë e shtetit të tyre, dhe të mund ta gjejnë veten në këtë drejtësi. Të bëhet drejtësi është detyra e parë e një shteti sovran, përndryshe nuk ka shtet dhe pavarësia është vetëm një fjalë.
Mandej, mendoj në administratën. Zyrtarët duhet të jenë të pavarur nga çdo lidhje politike. Ata duhet të shërbejnë në mënyrën e njëjtë për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare dhe etnike. Shteti juaj, por edhe të gjithë ne, jemi në një gjendje të vështirë ekonomike. Juve ju takon që të krijoni një klimë të besimit, që kosovarëve t’u kthehen dëshirat, të punojnë, dhe të huajt të investojnë në vendin tuaj. Anëtarësimi në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore ju japin në këtë drejtim përparësi thelbësore. Mirëpo duhet të reformohet shteti që të thjeshtësohen procedurat, z. kryeministër. Të bëhet funksionimi i autoritetit të rregullimit, të luftohet më mirë kundër sektorit joformal dhe korrupsionit. Keni bërë privatizime. Ato duhet të vazhdojnë me transparencë, të garantohen të drejtat e pronarëve, afaristëve dhe punëtorëve. Këto reforma janë shumë të vështira. Nuk kam asnjë iluzion në këtë kuptim, ju keni një punë të vështirë para jush. Nuk kam mësim për t’ju dhënë, dhe nuk ju japë mësime. Po ju flas miqësisht. Çfarë mund ta kërcënojë pavarësinë? Nuk janë fqinjët. Janë brenda shtetit: mungesa e drejtësisë, korrupsioni i funksionarëve, diskriminimi dhe ndarja. Pavarësia e ka një çmim: kjo quhet këmbëngulje. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar në këtë rrugë të vështirë, mirëpo kjo do të jetë gjithmonë rruga juaj, puna juaj, guximi juaj, dhe në fund, suksesi juaj. Ta zbulojmë të ardhmen.
Të nderuar miq,
Njëra nga detyrat e mëdha, e që vlen më shumë se të tjerat, është pajtimi i të gjithë kosovarëve, pavarësisht se a janë serbë apo shqiptarë. Konfliktet që e kanë ndarë rajonin, tani janë pas nesh. Ju e keni përqafuar pavarësinë, dhe nuk po e pranoni sektarizmin. Faleminderit. Çka do të thotë pavarësi? Kjo do të thotë që çështja e komunitetit serb në Kosovë është tashmë një çështje e brendshme, është një çështje e pavarur në relacionet tuaja me Serbinë. Është para së gjithash punë e juaj, përgjegjësi e juaj dhe e ardhmja e juaj. Ky diversitet, të nderuar miq, është një shans, nuk është një dobësi. Është një pasuri. Pavarësia e Kosovës do të ishte shumë e thjeshtë, e pakuptimtë, nëse secili do të mendonte vetëm për vetveten, pa përzierje, pa bashkim dhe pa urë mbi lumin Ibër. Kjo do të ishte një lloj tradhtie e thelbit të aventurës evropiane. Më shumë se 15 shekuj, dhe më shumë se 60 vite, e bëjnë karakterin e aventurës evropiane. Është përzierja e ndikimeve dhe kompromisit. Shkenca e kompromisit është Evropa. Evropa është një udhëkryq, është një vendtakim. Dhe Ballkani është udhëkryq i shkëlqyer.
Duke pranuar dispozitat e planit të rregullimit global, ju jeni përkushtuar në rrugën e një Kosove të hapur ndaj diversitetit. Kuvendi juaj reflekton këtë diversitet, dhe unë ju përgëzoj për këtë.
Mbi të gjitha, zgjedhjet e fundit komunale kanë treguar që serbët e Kosovës tani janë më të gatshëm të marrin një rol aktiv dhe konstruktiv në përcaktimin e të ardhmes tuaj të përbashkët. Një pritje është krijuar, është momenti që t’i jepet përgjigje kësaj pritjeje. Besoj në gjestet që i flasin zemrës, dhe që bëjnë të lëviz historia. Juve ju takon t’i gjeni simbolet, për t’ju treguar të gjithëve që nuk ka as fitues as humbës, që fitues i vetëm është e ardhmja juaj, dhe që duhet, siç thashë më herët, të zbulohet. Ju takon t’i dëshmoni çdo kosovari se mund të ndihet i lirë në vendin e tij në Kosovë, me respekt për gjuhën e vet, për historinë e vet, dhe për besimin fetar. Ju takon të filloni një dialog pa dorëza me përfaqësuesit e komunitetit serb. T’i kuptoni frikët e tyre dhe hezitimet e tyre. Edhe ju i keni pasur të njëjtat, jo shumë kohë më parë. Ndoshta nuk e keni harruar.
Ortodoksia serbe është e ngulur këtu në Kosovë. Është një arsye më shumë takimi, shkëmbimesh dhe pajtimesh. Ju takon që t’i lejoni serbët nga Serbia që të shkojnë në vendet ku ata e gjejnë një pjesë të tyre. Nuk është ky vetëm një shenjë zemërgjerësie. Është gjithashtu një gjest i mençurisë politike. Duhet të gjendet një status mbrojtës i këtyre vendeve. Në këtë mënyrë kam qenë shumë i lumtur që UNESCO-ja i ka regjistruar këto vende në listën e saj. Këto kanë qenë katër vite të lidhjes. Ju e dini që UNESCO-ja ka një zyrë në Francë.
Ju keni ditur të luftoni gjatë dekadave kundër harrimit dhe shtypjes. Ju keni dëshmuar forcën tuaj. Tani hapni krahët, mos keni frikë të bëni hapin e parë. Kështu, Franca e përkrah politikën e decentralizimit që ju e keni përgatitur. Ajo i përkrah gjithashtu punët që ju i keni bërë në veriun e shtetit, për t’u garantuar të gjithëve qasje në shërbimin që gjithkush e pret dhe ka të drejtë ta presë. Ju keni të drejtë. Pajtimi fillon me një gjë shumë të thjeshtë. Drejtësia dhe barazia për ujë, rrymë, siguri, arsim dhe në shëndetësi. Të gjithë kanë të drejtë në pension, që t’u garantohen të gjithëve shërbime të njëjta, në të cilat keni të gjithë të drejtë.
Barazia prodhon besim, i cili prodhon paqen. Viktor Hygo e ka një frazë shumë të bukur për ta thënë këtë: “Nuk urdhërohet më shumë paqja se që urdhërohet agimi. Për të paqësuar duhet lehtësuar, për të lehtësuar duhet plotësuar dëshirat”.
Ju nuk e keni fuqinë që të urdhëroni agimin, nuk e keni fuqinë që të urdhëroni paqen në zemra, mirëpo e keni fuqinë dhe përgjegjësinë që t’i përgatisni kushtet në mënyrë që një ditë dielli të lind duke shkëlqyer në tokën e Kosovës. Kjo do të jetë vepra juaj dhe puna juaj. Askush nuk mund ta bëjë në vendin tuaj.
Me ju kam njohur ndarjen e popullit tuaj, urrejtjet e trashëguara, hakmarrjet dhe krimet. E di që duhet kohë për ta fshirë këtë dhimbje, dhe e di gjithashtu që faqja është e kthyer. Pajtimi juaj i plotë është hapi i parë ku po shkoni. Puna juaj dhe aspiratat tuaja shkojnë në drejtim të Evropës. Ju mund të llogarisni në përkrahjen tonë në këtë rrugë. Unë jam nga ata që kam përkrahur gjithmonë perspektivën evropiane të Ballkanit. Mund të them se shteti im dhe presidenti i shtetit tim, Nikola Sarkozy, mendojnë si unë. E di që rruga është e gjatë dhe ndonjëherë e vështirë, mirëpo i besoj kësaj pune thellësisht. Nuk e di orën, nuk e di datën, mirëpo e di se një ditë, Kosova dhe Serbia do të gjenden në ritmin e tyre, në gjirin e Unionit Evropian, si vende të pavarura dhe vende mike. Do të jetë iluzion të mendohet se mund të përparohet drejt Evropës duke e penguar vendin fqinj që të ecë edhe ai gjithashtu. Evropianët këtë nuk do ta pranonin. Do të thotë, dialogu ndërmjet dy shteteve tuaja është parakusht i përparimeve përkatëse. Dhe kam pasur rastin që këtë ta them dje dhe sot në mëngjes, në Beograd. Evropa është ndërtuar mbi gërmadhat e një lufte shumë të keqe, është ndërtuar kundër të kaluarës së vet, kundër vuajtjes dhe barbarisë. Është ajo që bën forcën dhe mesazhin më të mirë: pajtimi është i mundur, pavarësisht se çfarë janë plagët e historisë. Kjo është perspektiva evropiane. Popujt e Ballkanit e duan Evropën, atëherë ata e duan gjithashtu pajtimin. Kandidaturat do të ekzaminohen sipas meritës të secilit shtet dhe qasja ndaj fqinjëve do të jetë pikë qendrore. Ju bëj apel për dialog mes Kosovës dhe Serbisë. E di që duhet kohë që të tejkalohet historia, mirëpo duhet shumë vullnet dhe vullneti i mirë do të jetë ngadhënjimtar ndaj nostalgjisë së asaj që nuk duhet të jetë më. Ju kam bërë apel dje miqve serbë në një qasje më konstruktive, për të mundësuar rregullimin praktik të çështjes së doganave dhe të drejtësisë në veri të Kosovës. Ju thërras edhe juve që të tregoni gjeste që mundësojnë dialogun, që tregojnë se pavarësia nuk është mbyllje ndaj vetvetes, ajo thirret kompromis. Llogaris në ju se do të tregoni që mund të shkruhet një histori tjetër prej asaj të mosmarrëveshjeve të trashëguara, që mund t’u jepet bijve shansi që të mos e përcjellin rrugëtimin e dhimbshëm të prindërve të tyre. Këtë e kemi bërë së bashku dje, këtë do ta bëni ju nesër. Ne do të jemi afër jush, mirëpo kjo faqe e historisë ju takon ju që ta shkruani. Përderisa Kosova, dhe më kujtohet që i jam adresuar këtu njerëzve të ndryshëm ditën që jam nisur, shumica juaj ishit këtu, përderisa Kosova nuk do të pajtohet plotësisht dhe përderisa nuk i bashkohet Unionit Evropian, diçka do t’i mungojë gjithmonë familjes evropiane. Evropa nuk do të përfundojë tek ju në Kosovë dhe Ballkan, në paqe dhe miqësi, përderisa nuk do ta gjejmë rrugën e zemrave tuaja.
Faleminderit shumë.
(Përkthim i paautorizuar)