Lajmet e fundit
Nga seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
, 04.03.2010
Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e sotme plenare, të udhëhequr nga dr.Jakup Krasniqi, kryetar, (një pjesë e seancës u udhëhoq nga anëtari i Kryesisë, Xhavit Haliti), ka debatuar (sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDD-së), lidhur me zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe për praninë e strukturave të pushtetit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Kërkesa e LDD-se së bashku me mocionin përmbajtjesor, si dhe informatën me shkrim të Qeverisë së Kosovës lidhur me Strategjinë për veriun e Kosovës, paraprakisht u ishin shpërndarë deputetëve.
Duke e hapur seancën e sotme plenare të Kuvendit, kryeparlamentari Krasniqi ka vlerësuar se debati ka rëndësi të madhe që Kuvendi, institucionet, partitë politike dhe qytetarët e Kosovës ta ndërtojnë një qëndrim unik dhe të përbashkët, për të ofruar një zgjidhje të pranueshme që është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe çdo pjese të saj. Problemet tona do t'i zgjidhim me rrugë demokratike, duke pasur mbështetjen edhe të vendeve të BE-së dhe të botës euroatlantike, ka thënë kreu i Kuvendit, i cili është shprehur i bindur se vetëm duke krijuar hapësirë të përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës, jo vetëm qytetarët e Kosovës por edhe ata të rajonit, do të kenë lehtësi të integrohen në hapësirën euroatlantike. Prandaj Krasniqi i ka ftuar deputetët që debati të jetë në këtë frymë për zgjidhjen e problemeve që, siç është shprehur ai „ nuk janë tonat por duhet t’i zgjidhim ne“.
Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, duke e arsyetuar para deputetëve kërkesën për këtë debat, ka shprehur bindjen e tij të thellë se Kosova gjendet në momente të atilla të zhvillimit të saj që kërkohet një debat parlamentar, një qasje serioze politike, e përgjegjshme për momentin historik. Ai i ka përkujtuar deputetët se Parlamenti i Kosovës në dhjetë vjetët e punës së tij vetëm dy herë ka debatuar për çështjet kritike për pozitën e Kosovës (për mbrojtjen e kufijve të Kosovës dhe për hartën e rrugës për pavarësimin e Kosovës në bisedimet e Vjenës). Duke pohuar se tani LDD-ja konsideron se është pikërisht një moment i tillë kur duhet të gjendet forcë politike që përfaqësuesit e popullit ta thonë fjalën e vetë të bindur se e kanë obligim, Daci ka thënë se në të dyja rastet e përmendura, bashkësia ndërkombëtare ishte e brengosur për seriozitetin e parlamentarëve për nivelin e debatit, ndërkaq, koha ka vërtetuar që deputetët dhe Parlamenti kishte të drejtë në të dy rastet, ka theksuar Daci .
Viti 2010, ka thënë Daci, është moment i kohës kritike për Republikën e Kosovës dhe kërkon qasje politikisht serioze, vizionare dhe të përgjegjshme ndaj shtetasve të Kosovës dhe miqve ndërkombëtare. Kërkohet unitet kushtetues dhe veprues në Kuvend, ka thënë ai, duke kërkuar nga deputetët që të Kuvendi të miratojë tekstin e propozuar nga LDD-ja.
Pas kësaj fjalën e ka marrë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka falënderuar LDD-në për këtë mundësi që të zhvillohet debat për këto zhvillime. Me këtë rast kreu i ekzekutivit të vendit ka prezantuar para deputetëve elemente të Strategjisë për integrimin e veriut të Kosovës.
“Në dy vjet shtetësisë shënuam përparim në shumë fusha, por dua të them hapur se kemi shumë për të bërë. Pos sfidave për integrimet evropiane, ngritjes së mirëqenies, ne duam ta arrijmë synimin për shtet unik që u del zot qytetarëve në tërë territorin”, ka thënë Thaçi. Strategjia është baza e përpjekjeve të përbashkëta dhe unike. Sot e kemi kohën për zbatimin e saj. Qeveria është gati. Ne përfitojmë nga dinamika për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, reformën e pushtetit lokal dhe decentralizimin, ka thënë kreu i Qeverisë. Qytetarët e Kosovës votuan të zgjedhurit e tyre dhe u formuan komunat e reja. Ai tutje ka pohuar se i ka vizituar liderët legjitim të këtyre komunave, të cilët janë të gatshëm t’i marrin përgjegjësitë. Qeveria e Kosovës do të jetë në mbështetje të plotë të të gjithë mekanizmave, ka premtuar Thaçi.
“Qeveria është përfundimisht e vendosur për shtrirje institucionale në veri, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe planin e presdentit Ahtisaari, në tërësi”, është shprehur i prerë Thaçi, i cili në vazhdim ka shkoqitur elemente të katër fushave të Strategjisë për integrimin e veriut të Kosovës: fuqizimin e ligjit, decentralizimin (përfshirë edhe Komunën e Mitrovicës së veriut), adresimin e Qeverisë edhe në tri komuna në veri dhe përmirësimin e situatës sociale dhe ekonomike në këtë pjesë të vendit.
Kreu i Qeverisë ka theksuar se nuk do të përdoret forcë për zbatimin e Strategjisë për veriun, por mospërdorimi i dhunës nuk do të thotë që strukturat kriminale dhe grupet kontrabanduese nuk do të ballafaqohen fuqishëm me forcat e ligjit, ka thënë Thaçi, i cili është shprehur se nuk guxojmë të lejojmë që situata e nderë ne veri ta mbajë peng të ardhmen tonë.
“Zotohem për qytetarët e veriut se kjo strategji është për përmirësimin e jetës sociale dhe ekonomike. Ka për qëllim shtirjen e rendit dhe ligjit dhe forcimin e perspektivës së përgjithshme evropiane dhe euroatlantike” ka thënë Thaçi, duke u shprehur i bindur se Kosova do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së dhe se nuk do të ndalet së ecuri përpara. “Kërkojmë mbështetjen tuaj për këtë strategji të përbashkët të Kosovës edhe bashkësisë ndërkombëtare. Para së gjithash kjo është në interes të Kosovës, është dokumenti i parë i përbashkët i Kosovës me ndërkombëtarët, dokument që na bashkon për të ndërtuar vendin tonë si atdhe të të gjithë qytetarëve të saj”, u ka thënë Thaçi deputetëve të Kosovës.
Në vazhdim, qëndrimet e grupeve të tyre parlamentare i kanë prezantuar Ramë Buja (PDK), Lutfi Haziri (LDK), Ardian Gjini (AAK), Ibrahim Makolli (AKR) Xhezair Murat (7+) dhe Slobodan Petroviq (kryetar i SLS-së), të cilat janë shtrirë nga shqetësimet për moszbatueshmërinë e Kushtetutës dhe veprimin e strukturave të Serbisë, me besimin se do të realizohet Strategjia për veriun, e deri tek kritikat tepër të ashpra për tolerimin e jokueshtetutshmërisë në një pjesë të Kosovës, dyshime e shprehura haptas për efektet e Strategjisë së proklamuar, madje duke shprehur shqetësime për tërësinë territoriale të Kosovës dhe për zërat që qarkullojnë për bisedime shtesë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë frymë kanë qenë pjesa më e madhe e diskutimeve të deputetëve të shumtë që kanë marrë pjesë në debatin parlamentar për këtë çështje.
Për t’iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura, sidomos nga deputetë nga radhët e opozitës, kryeministri Thaçi e ka marrë disa herë fjalën, duke u shprehur i prerë se nuk do të bisedohet për statusin e Kosovës dhe kufijtë e saj, si dhe duke garantuar se nuk do të ketë ndonjë Dejton të ri për Kosovën.
Deri sa po zgjaste debati, shefat e grupeve parlamentare kanë pasur një takim pune për të harmonizuar qëndrimet për tekstin e Deklaratës, të cilin do ta miratonte sot Kuvendi i Kosovës. Deklarata, për të cilën ishin dakorduar të gjithë shefat e grupeve parlamentare, pos atij të LDD-së, është miratuar (me shumicë votash të deputetëve) në, fund të debatit.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDD-së, Lulzim Zeneli, megjithëkëtë, e ka lexuar në foltore tekstin e Rezolutës, të propozuar nga ky grup parlamentar, i cili nuk është nxjerrë për votim.