Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
, 05.03.2010
Anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri në mbledhjen e sotme kanë shqyrtuar Projektligjin për Klasifikimin e Informatave dhe Verifikimin e Sigurisë. Për shqyrtimin dhe amendamentimin e këtij projektligji ka punuar grupi punues, me ç‘rast janë bërë disa ndryshime teknike në tekstin e këtij projektligji.
Qëllimi i këtij ligji është themelimi i një sistemi unik për klasifikimin dhe ruajtjen e informatave që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Kosovës, si dhe për verifikimin e sigurisë së personave që kanë qasje në këto informata.
Komisioni miratoi për procedim të mëtejmë ndryshimet në amendamentet e Projektligjit për Klasifikimin e Informatave dhe Verifikimin e Sigurisë.
Kryetari i Komisionit, Rrustem Mustafa, në mbledhjen e sotme sqaroi se Ministria për Punë të Brendshme dhe Siguri, ka dërguar në komision informatën zyrtare rreth grevës së Policisë së Kosovës, që ndodhi në shkurt të këtij viti. Mirëpo, kjo informatë zyrtare nga MPB-ja, ngjalli reagime tek anëtarët e komisionit.
Tutje, anëtarët e Komisionit u dakorduan që të kërkojnë sërish një informatë tjetër shtesë nga MPB-ja, si dhe prezencën në mbledhjen e Komisionit të ministrit Zenun Pajaziti, për të dhënë sqarime lidhur me çështjen e grevës së PK-së.