Lajmet e fundit

Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, priti përfaqësuesit e sindikatave të pavarura të Shërbimit civil dhe të Administratës publike

, 05.03.2010




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me një delegacion të sindikatave të pavarura të Shërbimit civil dhe të Administratës publike të Kosovës, të kryesuar nga Mursel Zymberi, Ndue Kalaj dhe Igballe Rexha. Në takimin me kryekuvendarin Krasniqi ky delegacion shtroi nevojën e aprovimit të Ligjit mbi shërbimin civil, si dhe atë për Pagat e shërbimit civil. Delegacioni diskutoi edhe për disa shqetësime tjera të punonjësve të këtyre shërbimeve.

Kryekuvendari Krasniqi pasi dëgjoi shqetësimet e këtij delegacioni theksoi se brenda një afati shumë të shkurtër këto projektligje do të aprovohen nga ana e Kuvendit të Kosovës, pasi që ato tashmë janë në procedurë të shqyrtimit në Kuvend.
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, priti përfaqësuesit e sindikatave të pavarura të Shërbimit civil dhe të Administratës publike