Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi bëri homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari
, 06.03.2010
Në 12 vjetorin e rënies së Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, dhe anëtarëve të tjerë të familjes Jashari, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë së Kuvendit dhe këshilltarët e tij, sot ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz, dhe ka vendosur një kurorë lulesh.
Kryeparlamentari Krasniqi tha në këtë rast, se para 12 viteve, në këtë vend, janë shpërndarë rrezet e dritës dhe të lirisë.
“Sot, pas 12 vjetëve, të gjitha rrugët e Kosovës sjellin në Prekaz, për të nderuar dhe për t’u përkulur para atyre që gjithçka që patën, e dhanë për lirinë dhe ardhmërinë e vendit tonë”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.
Më pas, kryeparlamentari Krasniqi ka vizituar familjen Jashari, ku është pritur nga Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari.