Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme

, 08.03.2010




Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, i drejtuar nga Sabri Hamiti, kryetar i Komisionit, ka shqyrtuar sot amendamentet e propozuara për Projektligjin për Zbatimin e Sanksioneve Ndërkombëtare.

Në emër të Grupit punues për amendamentimin e këtij projektligji ka referuar anëtari i Komisionit, Ibrahim Gashi, i cili fillimisht e ka lavdëruar Projektligjin për Zbatimin e Sanksioneve Ndërkombëtare, si të punuar mirë dhe kryesisht konciz. Ai në vazhdim i ka prezantuar katër amendamentet e këtij komisioni (si komision funksional), njëri prej të cilëve është i deputetit, Riza Smaka. I njëjti deputet kishte propozuar edhe tri amendamente të tjera, të cilat nuk i ka tumirë Komisioni, duke i cilësuar, thjesht, si riformulime jopërmbajtjesore.

Në këtë mbledhje janë mbështetur të katër amendamentet e propozuara nga komisioni funksional, si dhe rekomandimet e tij që projektligji t’i shtrohet një redaktimi profesional gjuhësor, si dhe të harmonizohen të tri variantet gjuhësore të tij.
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme