Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 08.03.2010




Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Bahri Hyseni, kryetar, ka shqyrtuar Projekt-Kodin e Drejtësisë për të Mitur, dhe ka vendosur të organizojë një tryezë, në të cilën do të diskutohej rreth përmbajtjes së tij. U dakordua që në këtë tryezë të ftohen ekspertë të kësaj lëmie dhe përfaqësues të institucioneve, fushëveprimtaria e të cilave ndërlidhet me përmbajtjen e këtij projekt-kodi. Synim i kësaj tryeze do të jetë inkorporimi i mundshëm i përfundimeve të saj, në përmbajtjen e projekt-kodit.

Komisioni në vazhdim përkrahu planin e veprimit për mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për Faljen, të propozuar nga i grupit i punës i komisionit.

Në fund, u diskutua rreth përgatitjeve për Dëgjimin e nesërm Publik rreth Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, dhe u krijua nëngrupi punues për punën e mëtejme në këtë projektligj.
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi