Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
, 09.03.2010
Sot për të tretën herë, Komisioni i Kuvendit të Kosovës për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, shqyrtoi Projektligjin për Miniera dhe Minerale.
Komisioni pasi që shqyrtoi raportin final të grupit punues, vendosi që 38 amendamentet e propozuara të inkorporohen nga neni 1deri në nenin 54 të Projektligjit.
Projektligji për Miniera dhe Minerale i ka 88 nene, dhe komisioni vendosi që të vazhdojë shqyrtimin e amendamenteve tjera të Projektligjit në një nga mbledhjet e ardhshme të komisionit.
Në fund, komisioni mori vendim që për shkak të agjendës së ngjeshur të disa anëtarëve të komisionit, të mos i përgjigjet pozitivisht gatishmërisë së Ministrit të transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, që të raportojë në komision rreth zhvillimit të punëve për autorrugën Vërmic-Merdare.