Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 10.03.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga Zylfije Hundozi, kryetare e komisionit, morri pjesë ministri i Tregëtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku.
Ministri Zharku ka folur para anëtarëve të komisionit për sfidat e identifikuara në Raportin e Progresit që i përkasin ministrisë të cilën e udhëheq ai.
Kryetarja e komisionit Zylfije Hundozi tha se edhe Komisioni për Integrime Evropiane i ka identifikuar sfidat që i ka pasur kjo ministri dhe, në bazë të këtyre sfidave, e ka hartuar një plan të veprimit.
Zharku duke folur për aktivitetet e kësaj ministrie për të ardhmen, si të arritur të kësaj ministrie, përveç tjerash përmendi edhe hartimin e politikave tregtare të Kosovës, dokument i cili është bërë për herë të parë në Kosovë dhe në bazë të këtij dokumenti ka filluar operacionalizimi i masave që duhet të ndërrmirren. Drejtoria e Akreditimit tanimë është pjesë e Korporatës Evropiane të Akreditimit me të drejta të plota, e cila është vlerësuar lart edhe nga Komisioni Evropian, tha ministri Zharku. Ndërsa, sfidë sipas ministrit mbetet numri i vogël i inspektorëve.
Anëtarët e komisionit radhitën të gjeturat në këtë ministri duke iu referuar raportit në fjalë, ndërsa parashtruan pyetje të ndryshme për ministrin Zharku, rreth mbrojtjes së konsumatorit, Institutit Meterologjik, zonave industriale, kontrollet e ushqimit, deficitin tregtar, investimet e jashtme, eksportet, çështjen e CEFTA-s, si dhe shumë çështje të tjera.
Ministri Zharku tha ndër të tjera se kriza financiare globale ka ndikuar që investimet e jashtme dhe eksportet të shënojnë rënie në Kosovë.
Në vazhdim të kësaj mbledhje është shqyrtuar Projektligji për Shërbime Postare me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, me ç‘rast u vlerësua se ky projektligj është në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së, ndaj mund të procedohet tutje.