Lajmet e fundit
Nga seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
, 11.03.2010
Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, drejtuar nga kryetari i Kuvendit dr. Jakup Krasniqi, në pikën e rëndomtë të pyetjeve parlamentare, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, iu përgjegjën kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrat Enver Hoxhaj, Justina Shiroka-Pula, Lutfi Zharku, Arsim Bajrami, Nekibe Kelmendi, Nenad Rashiq, Ahmet Shala, Fatmir Limaj dhe Alush Gashi.
Në vijim deputetët në shqyrtim të parë e përkrahën në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-28 për procedurën administrative, të cilin në emër të Qeverisë e prezantoi ministri Arsim Bajrami.
Me vërejtje të shumta në lexim të parë u miratua në parim edhe Projektligji për Avokatin e Popullit, të cilin para deputetëve e prezantoi ministrja Nekibe Kelmendi.
Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicë votash miratoi sot në parim edhe Projektligjin për parandalimin e shpërlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit, të cilin e prezantoi ministri Ahmet Shala.
Deputetë, në diskutimin e tyre rreth këtij projektligji vlerësuan se ky projektligj do të forcojë luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër aktiviteteve kriminale. Përveç disa vërejtjeve dhe sygjerimeve rreth projektligjit deputetët theksuan se me miratimin e këtij projektligji bëhet një punë e mirë edhe në përmbushjen e standardeve dhe në sfidat e dala nga Raporti i Progresit.
Deputetët, kërkuan që gjatë fazës së amendamentimeve në komisionet përkatëse të rregullohen shumë fusha të paqarta në këtë projektligj, duke dhënë propozime të ndryshme. Deputetët e Kuvendit kërkuan që të ndryshohet edhe titulli i këtij Projektligji.
Gjatë kësaj séance u shqyrtua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-146 për tatimin mbi vlerën e shtuar, të cilin para deputetëve e prezantoi anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, deputeti Armend Zemaj, me ç‘rast është kërkuar ndryshimi i datës së hyrjes në fuqi të ligjit.
Ndryshimet e propozuara për amendamentimin e ligjit kanë për qëllim evitimin e disa lëshimeve teknike, por që kanë ndikim në zbatimin e ligjit. Në këtë vështrim është kërkuar që ky ligj të mos hyjë në fuqi më janar të vitit 2010, por në korrik të vitit 2010, meqë për zbatimin e këtij ligji kërkohet gjashtë muaj kohë.
Me shumicë votash deputetët miratuan në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-146 për tatimin mbi vlerën e shtuar. Kuvendi ka ngarkuar komisionet përkatëse që brenda dy muajve nga shqyrtimi i parë ta paraqesin raportin me rekomandime.
Sa i përket Propozim-Strategjisë së Energjisë për periudhën 2009-2018, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kërkuan që kjo çështje për shkak të rëndësisë së madhe që ka të shqyrtohet në një seancë të veçantë plenare.
Pas shqyrtimit të Rekomandimit të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore, Kuvendi i Kosovës me shumicë votash emëroi anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore, z. Adem Vokshi.