Lajmet e fundit
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, priti ministrin Punëve të Jashtme të Maqedonisë, z. Antonio Milošovski
, 15.03.2010
Thellimi i mëtejmë i marrëdhënieve të dyanshme politike dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, duke u bërë shembull i bashkëpunimit, i përshkuar nga respekti e miqësia reciproke, ishin tema themelore të takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me ministrin Punëve të Jashtme të Maqedonisë me bashkëpunëtorë, z. Antonio Milošovski. Kryekuvendari Krasniqi vlerësoi lart marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe popujve. Shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë faktor i marrëdhënieve të gjithanshme dhe të mira ndërmjet dy vendeve. Në vijim ai theksoi se në Kosovë është forcuar stabiliteti politik dhe ekonomik, si dhe siguria,janë konsoliduar institucionet demokratike dhe janë thelluar reformat. Pavarësia e Kosovës ka kontribuar në stabilitetin politik e të sigurisë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë Rajonin.
Në prononcimin për media kryekuvendari Krasniqi theksoi se kishte kënaqësinë që kishte këtë takim, gjatë të cilit u zhvillua një bisedë e ngrohtë e miqësore. Me këtë rast , theksoi ai, u shpreh falënderim për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Republikës së Maqedonisë, njohje që ishte shumë domethënëse për Kosovën. Në takim u theksua dëshira e dyanshme për thellim të marrëdhënie të gjithëmbarshme ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, ndërsa një shtytje në këto marrëdhënie do të japë edhe hapja e Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë. ”Jemi dy vende dhe dy popuj fqinj, kemi nevojë për njëri tjetrin, kemi nevojë për marrëdhënie në partneritet të ngushtë. Në këtë frymë do të vendosim edhe marrëdhënie ndërparlamentare. Kosova dhe Maqedonia kanë rrugë të përbashkët drejt integrimit në BE dhe në mbarë mekanizmat euroatlantik”, tha kreu i legjislativit të vendit.
Pasi shprehu kënaqësinë për takimin që pati me kryekuvendarin Krasniqi, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë , z. Antonio Milošovski tha se hapja e Ambasadës së Maqedonisë në Kosovë është e një rëndësie të veçantë, ajo do të reflektojë pozitivisht në vazhdimësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Fillimi i punës së Ambasadës do të krijojë një epokë të re, jo vetëm politike, por edhe në thellimin e marrëdhënieve të dyanshme në fusha të tjera, si: ekonomi, energjetikë, siguri, kulturë etj., me emërues të vetëm: stabilitet të Rajonit, respektim të thellë ndërmjet dy vendeve. Marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës po bëhen kështu shembull për Rajonin dhe më gjerë. Në Parlamentin e Maqedonisë, tha në vijim Milošovski, së shpejti do të formohet grupi parlamentar i miqësisë e kështu pritet të veprohet edhe në Kuvendin e Kosovës, që do të jenë një faktor tjetër për zgjerimin e bashkëpunimit. Ministri Milošovski pastaj shprehu falënderim për mbylljen e çështjes së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, përkatësisht me përcaktimin e vijës së demarkacionit.”Kemi kapital , ndaj duhet ta shfrytëzojmë atë për thellim të bashkëpunimit e të respektit të ndërsjellë”, theksoi ministri Milošovski.