Lajmet e fundit
“Java e Kuvendit” nis në Ferizaj
, 15.03.2010
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë dhe deputetë të zonës vizituan sot komunën e Ferizajt për tu takuar me strukturat udhëheqëse, me këshilltarët komunalë, me qytetarë dhe me përfaqësues të komunitetve pakicë të kësaj komune.
Duke i pritur dhe dëshiruar mirëseardhje drejtuesve të Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve të kësaj ane, kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, ka theksuar punën që po bëhet në këtë komunë për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të qytetarëve. Ai me këtë rast ka theksuar se sukseset e arritura kanë bërë që vlerësues vendorë dhe ndërkombëtarë ta cilësojnë Ferizajn komunën më të suksesshme në Kosovë.
Xhemajli, i cili e ka hapur dhe drejtuar edhe takimin me këshilltarët komunalë të Ferizajt, ka folur për përbërjen e Asamblesë, për organizimin e brendshëm të saj, si dhe për funksionimin nëntë komiteteve.
Duke iu drejtuar asamblistëve të Ferizajt, kryeparlamentari Krasniqi ka theksuar punën e madhe të Kuvendit të Kosovës për miratimin e rreth 300 ligjeve të nevojshme për Kosovën. Legjislatura III e Kosovës, e cila në fakt është Legjislatura e parë, pas pavarësisë së vendit po punon që qytetarët e Kosovës të kenë edhe më shumë ligje të mira, më shumë punë dhe përparim, ka thënë Krasniqi, i cili ka vlerësuar se sukseset e institucioneve të Kosovës nuk janë të pakta, duke pasur parasysh mungesën e përvojën qeverisëse dhe legjislative të tyre. “Gjatë tri viteve të fundit janë vënë themelet e shtetit demokratik të Kosovës. Është krijuar një qeverisje në nivel qendror dhe lokal”, ka theksuar kreu u Kuvendit.
Në vazhdim Krasniqi ka folur për procesin e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës , përfshirë njohjen nga 65 shtete të botës, të cilat realizojnë dy të tretat e brutoprodhimit botëror, anëtarësimin në Fondin Monetar Botëror dhe Bankën Botërore, duke u shprehu, ndërkaq, optimist edhe për anëtarësim në një të ardhme jo të largët edhe në Bankën Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim. Ai ka theksuar se vlerat e popullit të Kosovës përputhen me vlerat e BE-së dhe u ka garantuar këshilltarëve komunal të Ferizajt se pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm. Kosova po e trason rrugën për integrim në BE, ka thënë Krasniqi, duke përmendur marrëdhëniet tepër të mira të Kosovës me të gjitha vendet fqinje, pos me Serbinë, i cili vend gjithashtu do të bindet për realitetin e ri në Kosovë. Zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen edhe në disa komuna të reja në Kosovë do t’i integrojnë edhe më tepër qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, ka thënë Krasniqi.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të këshilltarëve komunalë për përfundimin e pritshëm të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë dhe nëse ka qenë më mirë që mbrojtja e legjitimitetit të Pavarësisë të bëhej nga vetë ekspertët e Kosovës, Krasniqi ka theksuar se përfundimi i GJND-së pret të jetë pozitiv, sepse nuk mund të jepet mendim në kundërshtim me vullnetin e popullit për liri. Ai është shprehur se ekspertët kosovarë të drejtësisë nuk e kanë përvojën e nevojshme për këso rastesh, kurse ka vlerësuar se mbrojtja në këtë gjykatë nga ekspertë të njohur britanikë ka qenë më e mira e mundshme.
Këshilltarët komunalë të Ferizajt kanë shprehur interesim të madh sidomos për ligjet që rregullojnë lëmin e investimeve të huaja në Kosovë dhe për miratimin sa më parë të Ligjit për Punën. Ata, ndërkaq, kanë insistuar që sa më parë të ndryshohet Ligji për Zgjedhjet, i cili doemos duhet të rregullojë edhe ndarjen e më shumë zonave zgjedhore.
Anëtari i Kryesisë Ibrahim Gashi është pajtuar se Ligji për Zgjedhjet duhet ndryshuar. Ai, ndërkaq, ka theksuar se duke pasur parasysh interesin e Kosovës për pavarësi dhe shtetformim, vendimet e Kryesisë për çështjet madhore janë marrë me konsensus. Ai ka tërhequr vëmendjen se vendimet e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës janë marrë në pajtim me faktorë ndërkombëtarë me ndikim, prandaj ka thënë ai, duhen kuptuar kësi soji veprimet lidhur me procesin e integrimeve evropiane.
Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me monitorimin e zbatimit të ligjeve, anëtari i Kryesisë, Naim Maloku, ka theksuar se Kuvendi është duke i ngritur kapacitet e tij ligjvënëse, por edhe ato për monitorimin e zbatimit të ligjit. Zakonisht monitorohen ato ligje për të cilat komisionet parlamentare marrin informata për vështirësitë e zbatimit të tyre. Ai në këtë vështrim ka përmendur shembuj pozitiv të monitorimeve të tilla, të cilat janë reflektuar pozitivisht në ndryshimin dhe plotësimin ligjeve të dhëna. Edhe anëtari Kryesisë nga radhët e komunitetit ashkanli, Etem Arifi, u ka bërë apel asamblistëve dhe qytetarëve që t’i vërejnë dhe t’i bëjnë publike rastet e moszbatimit të ligjeve. Deputetja, Sanie Alaj, ndërkaq, ka spikatur rëndësinë tepër të madhe që Kuvendi u kushton miratimit të ligjeve për të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve, të cilat i ka cilësuar më të avancuara se ato të vendeve të BE-së.
Në takimin vijues me qytetarë, pas shpjegimeve fillestare të kryeparlamtarit Krasniqi për përbërjen dhe punën e Kuvendit të Kosovës, kanë pasuar pyetje të shumta të të pranishmëve për çështje të zhvillimit ekonomik të vendit, strehimin, papunësinë etj, por edhe për korrupcionin dhe rritjen e pagave të deputetëve, duke shprehur edhe sugjerime për arritjen e paqes sociale.
Mirëqenia e qytetarëve të Kosovës mbetet objektiv kryesor yni, kanë thënë kuvendarët e Kosovës, duke pohuar ngritjen ekonomike shoqërore dhe sociale të qytetarëve të Kosovës.
Përfaqësuesit e komuniteteve të Ferizajt (ashkanlinj, serbë, romë dhe goranë) , në një takim të veçantë që kanë pasur me kuvendarët e Kosovës, kanë theksuar integrimin e suksesshëm të tyre në këtë komunë, por edhe problemet me të cilat ballafaqohen, siç janë: arsimi, punësimi, strehimi dhe çështjet e pazgjidhura sociale. Ata kanë pohuar se në kuadër të Zyrës Lokale të Komuniteteve dhe në bashkëpunim me organizata joqeveritare kanë përgatitur projekte për zgjidhjen e problemeve të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë, që do të jenë model për shoqërinë e Kosovës.
Kryeparlamentari Krasniqi i ka përgëzuar për punën që bëjnë për integrim dhe përparim, duke i këshilluar që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e mira që ofron Qeveria e Kosovës për arsimimin e fëmijëve të tyre në të gjitha nivelet, sidomos në atë të mesëm dhe universitar.