Lajmet e fundit
Komisioni për Punë të Jashtme priti ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milošovski
, 15.03.2010
Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, kanë pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milošovski, me bashkëpunëtorë, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, veçanërisht ndërmjet parlamenteve dhe komisioneve homologe, për bashkëpunimin rajonal dhe për perspektivën evropiane të rajonit në përgjithësi.
Duke i përshëndetur mysafirët nga shteti fqinj dhe duke u uruar mirëseardhje në Kosovë, kryetari i Komisionit, Sabri Hamiti, i ka vlerësuar lart marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, duke potencuar nevojën e intensifikimit të tyre. Në këtë kuadër, Hamiti ka shfaqur bindjen për thellimin e marrëdhënieve edhe ndërmjet dy parlamenteve, respektivisht komisioneve për politikë të jashtme, dhe ka prezantuar idenë për organizimin e një konference në Prishtinë ndërmjet komisioneve homologe të vendeve të rajonit. Gjithashtu, kryetari i Komisionit i ka adresuar ministrit të jashtëm të Maqedonisë kërkesën për krijimin sa më të shpejtë të Grupit të Miqësisë ndërmjet dy parlamenteve, dhe për ndihmën që mund të ofrojë Shkupi për Prishtinën në komunikimet evropiane. Duke folur për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë, Hamiti ka thënë se me këtë hap ajo e ka njohur realitetin, ndërsa pavarësia e Kosovës e ka qetësuar rajonin.
Në fjalën e tij Hamiti ka theksuar se Kosova e sheh Maqedoninë si fqinj të mirë, ndërsa të dy vendet i lidhin interesa të shumta, dhe në këtë kuptim, kufijtë ndërmjet tyre duhet të jenë kufij të hapjes dhe jo të mbylljes.
Mirëseardhje delegacionit nga Shkupi i kanë uruar edhe anëtarët e tjerë të komisionit, të cilët kanë shtruar nevojën e thellimit të mëtejmë të komunikimeve ndërmjet dy vendeve.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milošovski, tha se Maqedonia kishte katër fqinj, dhe tani, me Kosovën, ka pesë. Ai theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia është bërë në koordinim me Malin e Zi, dhe ky vendim, sipas tij, nuk ka qenë i lehtë, por ka qenë kontribut për stabilitetin. Duke përmendur arritjen e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit, Milošovski tha: “Nuk ka vend për ndarje dhe kufij të rinj, por për rajon pa kufij, në familjen evropiane”. Ministri i jashtëm i Maqedonisë tha se vendi i tij pret më vëmendje mendimin e GJND-së rreth pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq, vendimet e Maqedonisë për njohjen e Republikës së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, janë të pandryshueshme.
Milošovski vlerësoi lart aktin e sotëm të hapjes së Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, dhe njoftoi për iniciativat e Shkupit për hapjen e dy pikave të reja kufitare me Kosovën. Ministri maqedonas foli për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve edhe në rrafshin ekonomik, energjetik, të komunikacionit etj.