Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Bujqësi...

, 16.03.2010




Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, u takua sot me Iva Stamenova, përfaqësuese e Komisionit Evropian në sektorin për bujqësi.

Ky takim u zhvillua në vazhdën e bashkëpunimit që ka komisioni me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, përkatësisht, Drejtoratin e Përgjithshëm për Zgjerim- Njësia për Kosovën (DESK).

Kryetari i Komisionit, Naser Rugova, pasi i shprehu mirëseardhje mysafires dhe e falënderoi atë për vizitën, dha një pasqyrë të shkurtër rreth angazhimeve dhe punës që bën komisioni, në theks të veçantë e njoftoi për angazhimet e tij në sferën e mbrojtjes së ambientit.

Në vazhdim, Rugova theksoi interesimin e komisionit për vizitë studimore në Bruksel, duke vlerësuar se vizita do të ishte e mirëseardhur për të këmbyer përvoja me deputetë të Parlamentit Evropian dhe të shtetit të Belgjikës në fushën e bujqësisë,mjedisit dhe planifikimit hapësinorë.

Stamenova, në fjalën e saj njoftoi anëtarët e komisionit se, kërkesa për vizitë zyrtare është mirëpritur, dhe komisioni që ka fushëveprimtari të ngjashme me punën që bën komisioni juaj, do të ketë kënaqësinë t’u presë në Bruksel.

Përpos anës teknike komisioni diskutoi edhe për agjendën e punës, dhe me këtë rast u dakorduan që vizita të realizohet sipas agjendës që do të përcaktoi DESK, ku paraprakisht komisionit do t’i ofrohej një draft agjendë për shqyrtim.

Sa i përket kohës së realizimit të kësaj vizite, komisioni vendosi që ajo të bëhet në javën e dytë të muajit prill.
Nga Komisioni për Bujqësi...