Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...

, 16.03.2010




Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, edhe në mbledhjen e sotme shqyrtoi Projektligjin për Miniera dhe Minerale.

Në mbledhjen e kaluar komisioni pat shqyrtuar raportin final të grupit punues, duke vendosur që 38 amendamentet e propozuara prej tij të inkorporohen nga neni 1 deri në nenin 54 të Projektligjit.

Në mbledhjen e sotme, komisioni vazhdoi së shqyrtuari amendamentet e Projektligjit nga neni 54 deri në nenin 75, përkatësisht amendamentet 38 deri në 59 (nga 88 sa ka Projektligji).

Komisioni do të vazhdojë shqyrtimin e amendamenteve të tjera të Projektligjit në mbledhjen e radhës.
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...