Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 16.03.2010
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, i kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Sadik Idrizi, sot mbajti mbledhje dhe për pikë kryesore të rendit të ditës pati raportimin e grupeve punuese për pr/ligjet në procedurë siç janë: Pr/ligji për produktet medicinale dhe pajisjet, Pr/ligji për kryqin e kuq të Kosovës, si dhe Pr/ligji për përdorimin dhe mbrojtjen e emblemës së kryqit të kuq dhe emblemave dhe sinjaleve tjera të ndryshme.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, UNDP-së dhe KDI-së.
Përfaqësuesit e grupeve punuese: Rita Hajzeraj, Flora Brovina dhe Sadik Idrizi, duke i paraqitur raportet përfundimtare, theksuan se deri në fund të vitit do të dalin me me raportet përfundimtare për pr/ligjet e përmendura më lart, të cilat më vonë do t'i procedohen për shqyrtim Kuvendit të Republikës së Kosovës.