Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

, 17.03.2010




Në mbledhjen e sotme, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga kryetari i ri i Komisionit, z. Petar Miletić, u shqyrtuan pesë pr/ligje: Pr/ligji për mërgatën e Kosovës me raportin e komisionit funksional, Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport me amendamente, Pr/ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, me raportin e komisionit funksional, Komisionit për Punë të Brendshme me amendamente, Pr/ligji për mjeksëinë ligjore, me raportin e komisionit funksional, Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi me amendamente, Pr/ligji për shërbimet postare, me raportin e komisionit funksional, Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion me amendamente, si dhe Pr/ligji për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare nr. 03/L-183, me raportin e komisionit funksional, Komisionit për Punë të Jashtme me amendamente.

Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre pesë pr/ligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në këtë mbledhje, nga anëtarët e Komisionit, nuk u miratua Raporti i vizitës në Zvicërr, e realizuar në datë 31 janar 06 shkurt 2010, për shkak të mangësive të shumta që përmban në vete.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim