Lajmet e fundit
Të premten, “Java e Kuvendit” në Lipjan
, 18.03.2010
“Java e Kuvendit” të Republikës së Kosovës vazhdon të premten, më 19 mars 2010, në qytetin e Lipjanit. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë, sekretari i Kuvendit, si dhe deputetë nga zona, do të ketë takime me strukturat udhëheqëse komunale, me këshilltarët komunalë, si dhe me qytetarë të Lipjanit me rrethinë.
Nga agjenda e takimeve:
10:00 Arritja në Kuvendin Komunal të Lipjanit,
10:05–10:15 Takim me strukturat drejtuese të komunës dhe këshilltarët komunalë (Hapja e takimit nga kryetari i Komunës, Shukri Buja),
10:15–10:45 Fjala e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi,
10:45–11:15 Fjalimet e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit,
11:15–12:00 Diskutime,
13:30-13:40 Takim me qytetarët e Komunës së Lipjanit (Hapja e takimit nga Kryetari i Komunës),
13:40–14:00 Fjala e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës,
14:00–14:30 Fjalimet e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit,
14:30-15:00 Diskutime
Tema për diskutim do të jenë: zhvillimet aktuale politike, objektivat e Kuvendit të Kosovës dhe çështje të tjera me interes për komunën e Lipjanit.
Takimi është i hapur për mediet.