Lajmet e fundit
Nga dëgjimi publik i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
, 18.03.2010
Në kuadër të angazhimit për nxjerrjen e një ligji sa më adekuat konform rrethanave në Kosovë, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot organizoi një Tryezë Pune, për të debatuar rreth Projektligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. Tryeza zhvilloi punimet nën kryesimin e kryetarit të Komisionit, Ismet Beqiri. Përveç anëtarëve të komisionit, morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, OSBE-së, ODHIR-it, Policisë së Kosovës, KMDLNJ-së, UNDP-isë, Agjencioni për Barazi Gjinore pran zyrës së kryeministrit dhe të shoqërisë civile.
Në hapje të punimeve kryetari Beqiri pasi përshëndeti të pranishmit, tha se qëllimi i kësaj tryeze është të shqyrtohet Projektligji për Mbrojtje nga dhuna në Familje, dhe me anë të masave të posaçme ligjore, të krijohen mekanizma adekuat për mbrojtjen , mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje. Ky Projektligj ka për qëllim edhe trajtimin e viktimave nga dhuna në familje, u shpreh Beqiri. Diskutimet janë shumë të nevojshme, nga të cilat do të përfitonte grupi punues gjatë amendamentimit të Projektligjit. Një ligj bazik për institucionet e Kosovës që rregullon këtë fushë të shoqërisë është i domosdoshëm, besoj se kjo tryezë pune do të ndikoj në nxjerrjen e rekomandimeve, të cilat do të ndihmonin që të kemi një ligj të mirë për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, tha në fillim të punimeve Beqiri. Për punë më efektive, pjesëmarrësit u dakorduan që tryeza të zhvillojë punimet në grupe punuese (seksione). Në grupin punues të parandalimit, rehabilitimit dhe sanksionimit.
Në grupin punues për parandalimin e dhunës, kryesuese ishte deputetja Nerxhivane Dauti. Në atë të rehabilitimit Ibrahim Makolli dhe të sanksionimit Hajredin Hyseni. Në të tria grupet punuese u diskutua gjatë për Projektligjin, respektivisht për fushat përkatëse të grupeve punuese.
Në përmbyllje të punimeve grupet punuese njoftuan për rekomandimet e nxjerra, duke u pajtuar që Projektligji është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme, por që duhet përshtatur rrethanave, dhe me zhvillimin e demokracisë në vend të pësojë ndryshimet e nevojshme.
Në kuadër të kësaj, rekomandimet e grupit punues të parandalimit ishin që: mekanizmat parandalues të shtohen, të shtohet numri i strehimoreve dhe të bëhet financimi i tyre, të ndërtohet mekanizmi ndërmjetësues (në familjet ku manifestohet dhuna) si dhe krijimin e vendeve të punës për grat që kanë qen objekt dhune.
Rekomandimet e grupit punues të rehabilitimit ishin që për implementimin e ligjit të sigurohet kostoja financiare, të ndryshohet neni 3.4, 3.5, dhe 6.3.
Rekomandimet i paraqiti edhe grupi punues për sanksionimin e dhunës të marra gjatë debatit, me ç’rast konsideruan se neni 25.1, është i pa nevojshëm në Projektligj, ndërsa neni 26.2 duhet të pësoj ndryshime.
Në përmbyllje të punimeve në kësaj tryeze, kryetari Beqiri tha se rekomandimet e dala në debatin e sotëm do të shqyrtohen në komision. Komisioni ndërkaq do të mirëpres ç’do sugjerim që do të vinte edhe në formë të shkruar edhe pas debatit të sotëm.