Lajmet e fundit

Të hënën, më 22 mars, “Java e Kuvendit” në Vushtrri

, 19.03.2010




“Java e Kuvendit” të Republikës së Kosovës vazhdon të hënën, më 22 mars 2010, në qytetin e Vushtrrisë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë, Sekretari i Kuvendit, si dhe deputetë nga zona, do të ketë takime me strukturat udhëheqëse komunale, me këshilltarët komunalë, si dhe me qytetarë të Vushtrrisë me rrethinë.

Agjenda e takimeve:

10:00 Arritja në Kuvendin Komunal,
10:05 – 10:15 Takim me strukturat drejtuese të komunës dhe këshilltarët komunalë (Hapja e takimit nga Kryetari i Komunës, Bajram Mulaku),
10:15 – 10:45 Fjala e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi,
10:45 – 11:15 Fjalimet e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit,
11:15 – 12:00 Diskutime,
13:30 - 13:40 Takim me qytetarët e Komunës së Vushtrrisë (Hapja e takimit nga Kryetari i Komunës),
13:40 – 14:00 Fjala e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës,
14:00 – 14:30 Fjalimet e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit,
14:30 - 15:00 Diskutime

Tema për diskutim do të jenë: zhvillimet aktuale politike, objektivat e Kuvendit të Kosovës dhe çështje të tjera me interes për Komunën e Vushtrrisë.

Takimi është i hapur për mediet.
Të hënën, më 22 mars, “Java e Kuvendit” në Vushtrri