Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 22.03.2010




Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, shqyrtoi kërkesën e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për rastin Kurti dhe vendosi që Kryesisë t’ia përgatisë raportin me rekomandime për ta radhitur këtë çështje në njërën nga seancat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni në vazhdim ka shqyrtuar kërkesën e Gjykatës Supreme të Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën kontestimore, duke u pajtuar që të fillojë procedura për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligjni, konform Rregullores së Punës së Kuvendit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Komisioni ka shqyrtuar dhe kërkesën e Institutit Gjyqësor të Kosovës për anëtarë të Këshillit drejtues të këtij instituti, duke u pajtuar me kandidatët e propozuar, pos kandidatit të propozuar nga Shoqata e Juristëve të Kosovës.

Anëtarëve të Komisionit në këtë takim u është shpërndarë Raporti i punës së Agjencionit Antikorrupcion për vitin 2009. Ata kanë vendosur që më 24 mars të mbajnë tryezën e rrumbullakët lidhur me Projektkoodin e Drejtësisë për të Mitur.
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi