Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 23.03.2010
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Ismet Beqiri, kryetar, ka shqyrtuar përfundimin e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 03/P-198, të datës 16 mars 2010, lidhur me Peticionin e Këshillit kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, dhe i ka rekomanduar Kryesisë që ta radhisë atë në rend dite në njërën nga seancat e ardhshme.
Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni ka shqyrtuar përfundimin e Kryesisë së Kuvendit me të cilin kërkohet shqyrtimi i Programit të Qeverisë së Kosovës për Barazi Gjinore, dhe ka krijuar grupin punues i cili do të merret me këtë program, për të nxjerrë me pas rekomandime për Komisionin. Janë emëruar edhe tre anëtarë të Komisionit të cilët do t’i bashkëngjiten grupit punues për shqyrtimin e Projektligjit për Avokatin e Popullit.
Komisioni ka shqyrtuar edhe kërkesën e një qytetari nga Komuna e Gjakovës për kompensim toke, dhe i ka rekomanduar të njëjtit që t’i adresohet organeve gjyqësore.
Në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe çështje të tjera që lidhen me fushëveprimtarinë e Komisionit.