Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport
, 24.03.2010
Mbështetur në detyrat e parashtruara që dalin nga Plani i Veprimit të Kuvendit të Kosovës për integrime evropiane në fushën e arsimit, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport, i kryesuar nga Drita Kadriu, zëvendëskryesuese e parë e këtij Komisioni, kishte ftuar sot në një bashkëbisedim ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, për të shkoqitur me gjerësisht gjendjen aktuale në fushën arsimore, posaçërisht sa i përket përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në procesin arsimor. Në fjalën e tij ministri Hoxhaj shpalosi para anëtarëve të komisionit programet dhe synimet e ministrisë në fushën e mbrojtjes ligjore të kësaj kategorie të fëmijëve, e cila në fushë veprimtarinë e kësaj ministrie zë vend shumë të rëndësishëm, duke ditur ndjeshmërinë e saj. Në institucionet arsimore të Kosovës tashmë janë përfshirë 10 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara, ndërsa parashihet që ky numër të dyfishohet, theksoi ministri Hoxhaj. Në këtë frymë po i kushtohet kujdes edhe qasjes në objektet për fëmijët me aftësi të kufizuara. Të gjitha objektet të cilat janë në ndërtim, po ndërtohen sipas standardeve të përcaktuara mirë, në mënyrë që kjo kategori fëmijësh të ketë qasje sa më të lehtë në shfrytëzimin e tyre. Një tjetër synim i Ministrisë dhe i mbarë subjekteve arsimore është thyerja e konceptit të shkollës speciale, sepse në atë mënyrë fëmijët e këtillë po izolohen. Bëhen përpjekje që institucionet , të cilat përfshijnë këtë kategori nxënësish të jenë një urë lidhëse ndërmjet fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe shkollimit të rregullt. Shih për këtë, tha ministri Enver Hoxhaj, tashmë shkollat speciale në Pejë,Prizren dhe Mitrovicë janë shndërruar në qendra burimore. Në vijim ministri Hoxhaj tha se Prishtina ka nevoja shumë më të mëdha për hapësirë shkollore për këta nxënës, ndaj falë një donacioni së shpejti në kryeqytetin e Kosovës do të vihet guri themeltar i Qendrës Burimore e nivelit kombëtar, e cila pritet të kryhet në vitin e ardhshëm.
Një segment tjetër angazhimi i Ministrisë është edhe sigurimi i mësimdhënësve që do të angazhohen në shkollimin e kësaj kategorie të nxënësve. Aktualisht me këta fëmijë janë duke punuar 1700 mësimdhënës, të cilët kanë kryer edhe trajnime përkatëse për këtë qëllim.
Në debatin që pasoi u tha se këto të dhëna të paraqitura nga ana e ministrit janë mjaft trimëruese, por duhen angazhime të përhershme për t’ i sendërtuar sipas dinamikës së paraparë.
Në vijim u theksua se ende është brengosës përfshirja e fëmijëve në shkollim nga radhët e komuniteteve rom, hashkalinj dhe egjiptian, ndaj edhe kërkohet që në këtë aspekt të ketë angazhime edhe më të mëdha. Sa i përket mësimit për pjesëtarëve të këtyre komuniteteve brengos edhe fakti që në këto gjuhë ndihet mungesë e madhe e teksteve mësimore, por edhe e kuadrit . Ndërkaq, kur është fjala për mësimin në gjuhën turke janë bërë hapa që kanë sjellë fryte në lëmin e sigurimit të teksteve mësimore. Për shkak se shtëpitë botuese ngurrojnë të botojnë tekste me tirazh të vogël, Ministria e Arsimit tregon gatishmëri të ndihmojë me anë të sponzorimit të botimit të teksteve.
Në këtë debat u ngrit edhe çështja e qasjes institucionale ndaj universitetit serb në veri të Mitrovicës, përkatësisht integrimit të tij brenda sistemit arsimor të Kosovës. Përkitazi me këtë u tha se ky universitet më shumë iu shërben tre katër vetëve që janë në bordin e tij, sesa vetë atyre serbëve që janë të interesuar për studime në këtë universitet. Qasja e institucioneve ndaj këtij universiteti, theksoi Hoxhaj, shihet si e mundshme pasi të kryhen zgjedhjet e rregullta, ashtu si u kryen në Shtërpcë dhe në Graçanicë.
Ministri Hoxhaj u zotua se shumë shpejt, mbi të gjitha këto çështje të ngritura, do të bëhet një Raport dhe do t’ i dorëzohet Komisionit. Komisioni në vazhdim përkrahu Projektligjin për Mërgatën e Kosovës për procedim të mëtejmë në Kuvend.