Lajmet e fundit
Nga tryeza e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 24.03.2010
Me synimin për të bërë sa më të mirë një ligj të drejtësisë për të mitur, Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Kosovës, ka organizuar sot një tryezë të rrumbullakët. Në këtë tryezë, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit, Bahri Hyseni, përveç anëtarëve të Komisionit, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare, si: të Ministrisë së Drejtësisë, EULEX-it, UNICEF-it, NDI-së, Qendrës për Punë Sociale, KMDLNJ-së, Shërbimit Sprovues, ligjërues universiteti dhe gjyqtarë për të mitur.
Kryetari Hyseni, tha se ky projektkod është i veçantë për institucionet e vendit dhe për kategorinë e të miturve, ndërsa falënderoi Ministrinë e Drejtësisë për hartimin e tij. Përfaqësuesi i kësaj të fundit, Bedri Bahtiri, theksoi se Pojektkodi i Drejtësisë për të Mitur është në vazhdën e reformës në legjislacion dhe paraqet risi në fushën e legjislacionit për të mitur. Në vazhdim, ai në mënyrë të përmbledhur foli për rëndësinë e këtij projektkodi, ndërsa potencoi se synim primar i tij është krijimi i një jete normale për të miturit në periudhën paspenale.
Përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave prezentë në tryezë, si dhe anëtarë të Komisionit, dhanë sugjerimet e tyre për riformulim të disa neneve të projektkodit. Diskutuesit u ndalën posaçërisht në çështjen e periudhës së paraburgimit për të miturit.
Ishte opinion i përgjigjëm i diskutuesve se projektkodi është i hartuar mirë dhe paraqet një kornizë të mirë juridike për vënien në binarë të një çështje shumë të rëndësishme në Kosovë, siç është risocializimi dhe riintegrimi i të miturve delikuentë. U vlerësua se qëllimi i tij nuk është dënimi i njerëzve, por riintegrimi i tyre në jetë.
Duke nxjerrë rekomandimet e kësaj tryeze, Bahri Hyseni, potencoi çështjet kryesore që shtruan të pranishmit, siç ishte: çështja e Burgut të Lipjanit, Departamenti i Çështjeve Sociale, periudha e paraburgimit për të miturit, kushtet e ndalimit, mbrojtja e tyre, Kolegji për të Miturit etj. Gjithashtu, u vlerësua si nevojë imediate rritja e numrit të gjyqtarëve për të mitur.
Hyseni tha se Komisioni është i interesuar që projektkodi të jetë i zbatueshëm.